Itali/ Bie numri i viktimave, konfirmohen 437 viktima gjatë 24 orëve të fundit

456
Sigal

Italia po vijon me hapa pozitivë drejt uljes së bilancit tragjik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 437 viktima, ku numri i të infektuarve është rritur me 3 370 duke shkuar në total 187 327 persona.

Edhe numri i të shëruarve është rritur, vetëm 29433 në 24 orë, duke eçuar në 54 543 numrin total të të shëruarve.

Gjithsej janë shënuar 25,050 viktima si pasojë e koronavirusit.

Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive është ulur, ku ditën e sotme numërohen 87 më pak.

Ndërkohë në Lombardi që është më e prekura nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 161 të vdekur, duke e rritur në 12 740 numrin total të vdekjeve në këtë rajon.