Më lodhën sytë e tu të bukur!
A ke parë një degë pjergull
tek pikon lëngun e Jetës?
Kjo është zemra që rënkon
sipër emrit të Zhanetës.
O Ilir i gjakut tim,
Po më lodh kjo jetë e gjatë!
Jeta ime pat shkëlqim
sa një lule në lofatë.
Ndoshta s’di që të jetoj!
Se kam metër poezinë.
Zjarr në ditët që kanë ikur,
tym në ditët që do vijnë?!
A ke parë një degë pjergull
pa një syth që të marrë frymë?
Jeta ime nëpër mjegull.
Jeta jote nëpër brymë…
…”kjo ashtu fare kot”….