Suplementi Pena Shqiptare/ Përparim Kabo: Komploti i Ben Blushit

Sapo mbarova leximin e romanit “KOMPLOTI” të shkrimtarit Ben Blushi. E kam ritual që në fund të çdo libri që lexoj, bëj një shënim…ndaj po e percjell:

” Komploti” është një roman që mpleks kuptimin e vërtetë të ngjarjeve dhe rrëfimin okult të tyre, kështu  gjuha e autorit nuk është thjeshtë mjet komunikimi, por vegla e zgjuar e kumtimit. Duke lexuar romanin, të gjithë bëhemi pjestarë të komplotit, duam apo nuk duam ne! Sa kohë që luhet me fatin e një vendi të vogël që, për ne quhet atdhe, ndërsa për fuqitë e mëdha, vlerësohet historikisht si një qendër kërthizore , ku mund të prishen ose të ndreqen ekuilibrat e botës. Njerëzimi vazhdimisht ka qene i përfshirë në komplote pa e ditur këtë gjë, sa kohë që perandoritë janë ndeshur për hapsira dhe territore. Pra: nëse Franc Kafka me librin e tij “Procesi” na mësoi se, të jetosh do të thotë të jesh në një proces; Ben Blushi na paralajmëron se, të egzistosh do te thotë të jesh i përfshirë në një komplot. Hyrja dhe dalja në të, është një çështje procedurash, ndërsa humori i kahjes, është produkt i pasjoneve të atyre që komplotet i veshin me kostumet njerëzore që, nga marrëzia deri te kuptimi i thjeshtë i jetes. Ky lloj grotesku vjen si një patologji ku fati i njeriut duket tejet pa rëndësi. Thelbi tragjik i Komplotit është fakti se nuk dihet se qëkur

Sigal

historitë vazhdojnë të vijnë me të ardhmet e paravarosura. Kjo ndodh sa kohë që si bij të komplotit ne jetojmë për të ngrysur ditën, dhe jo për të jetuar historinë.