Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Zholi: Romani i Sefer Pashës “Hyjnesha Esjela Karanxha” më drithëroi

Romani i Sefer Pashës “Hyjnesha Esjela Karanxha” më drithëroi. Megjithëse fati i saj u bë i njohur pas tërmetit të 26 nëntorit një libër i shkruar me përkushtim ma trazoi shpirtin. Jeta në vetvete është një tragjedi. Por tragjedia ka fletët e saj. Kjo e piktores së vogël  Esjela Karanxha është e papërfytyrueshme. Jeta e saj pas vdekjes së babait piktorit Dorjan Karanxha qe e gjitha një stuhi e pashpirt. të shkara nëpër rrëpira e shpërthime krojesh aty ku nepërka e Golemit ngordh për një pikë ujë. Progonatasit ja dinin huqet stuhisë. Largimi i papritur i shpendëve për në Malin e Pusit ishte paralajmërim. Po vinte stuhia. Dhe fshatarët merrnin masa paçka se kishte dhe humbje jetë njerëzish. Progonati që ishte “mali me lule” shpesh bënte hatanë. Shkrepat e Progonatit i ngjajnë kështjellës së Danimarkës, ku është luajtur tragjedia e Hamletit! Në të ri në mes të shkëmbinjëve si të isha në skenë i flsja fantazmës: – /Im at’po më thërret./ /Dhe më të voglin dell ma bën të fortë/…./E bëj fantazëm’ atë që më ndalon/. Por stuhia e Progonatit ndryshon nga tërmeti që i mori jetën piktores Esjela Karanxha, nënës së saj Dienës dhe gjyshe Kozetës. Tërmeti e gjunjëzon njeriun. Por dhe ndaj tërmetit ka “ilaç”. Njeriu që ja di huqet tërmetit i merr masat. E ndërton jetën që të mos bjer në “kurthin” e përbindshit.

Të gjitha këto detaje i gjeta të qëndisura në romanin e Sefer Pashës “Hyjnesha Esjela Karanxha”. Po nëse në Progonatin tim kthehet “baçja me lule” siç e thotë kënga tërmeti nuk lëshon më “lule”. Kështu ndodhi dhe me fatin e piktores, këngëtares dhe valltares Esjela Karanxha. Në faqet e librit Esjela Karanxha nën gërmadha bën akuza të rënda. Shtatë orë nën gërmadha Esjela engjëllore thërret “Gjysh!” “Gjysh”……Gjysh…..më shpëto! Ja çfarë thotë në roman Esjela Karanxha: – /O njerëz ku jeni? Ku?/ /Si nuk ka një mjet për ta hequr betonin/ /Jam bërë akull e jam bërë dru/ /Nata iku e dita po ashtu/. Babai im tregonte e sillte ndërmend atë që kishte dëgjuar në Gjirokastër. Enver Hoxha kishte marrë pjesë në një mbledhje të drejtuesve të rrethit. Bëhej fjalë për ndërtimin e lagjes së re “18 shtatori”. Specialistët dhe udhëheqja e rrethit kishin diskutuar për një orë. Në fund e kishte marrë fjalën dhe Enver Hoxha. Ai kishte thënë : -“Po Përruan e Cullos e keni pyetur?”. Përroi i Cullos që ishte në krahun e majtë të lagjes “Palorto” kur binte shi i rrëmbyshëm në Malin e Gjerë sillte nga lart edhe shkëmbinj. Në romanin e Sefer Pashës ngrihet zëri në kupë të qiellit për të babëziturit. Ata e vranë Esjela Karanxhën. Ndërtojnë me leje ndërtimi të blera.

Sigal

Në një nga faqet e romanit të shkrimtarit Sefer Pasha bëhet fjalë për një zog që në mëngjesin e tragjedisë është parë në dritaren ku thërriste Esjela: – “Gjysh më shpëto!” Nga ishte ky zog? Ndofta nga fshati Spille i Kavajës ku ka lindur gjyshi Ajet Meçe. Esjela shkonte me pushime në Spille. Ku i dihet. Mbase ky zog erdhi për të ndihmuar Esjelën e vogël. Nuk jam në vete. Harabelit që është jashtë dritës së kafenesë i thërras me zë të lart: – Nga je more byrazer? Mos je nga Progonati im? Eja në shtëpinë time dhe drekën ta hamë bashkë. Po deshe të jap dhe para. Paratë nuk i hanë as qentë. Ç’i do paratë ai që ndërtoi pallatin me kallama dhe vrau një talent si Esjela Karanxha. Ndihem keq. Dua të vikas vargjet:-  /Hani, pini dhe rrëmbeni….

Harabeli që mbase është nga Progonati fluturoi në pjesën tjetër të tortuarit. Ik nga të duash i thashë zogut. Nuk e diskutoi që je progonatas. Shfletova dhe disa fletë nga libri dhe prapë nisa të shkruaj. Në roman delte shumë qartë. Për tragjedinë përveç tërmetit ishin përgjegjës dhe vetë ndërtuesit.

Romani i Seferit për Esjela Karanxhën ma shtoi trishtimin. Njerëzit zbritën nga malet dhe i vunë zjarrin bregdetit. Si mundet të ndërtosh në moçal? Këneta është për mushkonjat. I kam rënë pashë më pashë që nga Velipoja në Butrint të Sarandës. Gjëma është e madhe. Dhe këtu në kafene, me harabelin e Progonatit përballë, me librin e bllokun ku po shkruaj esenë sjell ndërmend atë që thoshin në Progonat. Dikur ata që vuanin nga sëmundja e mushkrive ngjiteshin në malin e Progonatit. Të gjitha fshatrat e Kurveleshit janë model. Në Shqipëri ndërtimet pas viteve nëntëdhjetë të nxjerin sytë, të zënë frymën, varen si mullar bari, s’gjen dot një shteg për të dal. Aq të frikshme janë bërë disa ndërtime (pasi ka dhe ndërtues të ndërgjegjshëm) sa miqtë më thonë se tufat me çakej ulurijnë natën në xhunglën e blloqeve që ngjajnë me pyjet në male.