Suplementi Pena Shqiptare/ Nikollaq Çuni: Oda me nur Pavarësie

105
Sigal

Qielli i murrët frikshëm bubullonte. Një karvan me gulç për diku trokonte! Lëvizte me të, tërë vjesht’ e tretë; atij viti të largët, nëntëqind e dymbëdhjetë.

Në fshatin-qytezë, rrëzës së një kodre natën e shkoqnin, gurët e një mokre. Aty ndali udhë karvani i lodhur, baltuar nga pellgjet, nga shiu njomur.

Në Odën e pritjes, Libofshës atë natë  s’i bujti një mik, një mik…dhe…aq. Por u ul këmbëkryq vetë ajka e burrit; këmbëkryq mbi shilte, Plaku i Flamurit.

Miku i rrallë, gjeti zjarr në vatër, gjeti bukë e kripë, gjeti njerëz me hatër. .Preku zën’ e Nënës, në çdo cep të odës si askund tjetër, anembanë Evropës.

“Në k’të Odë mes jush, dua forcë të marr” Ngau fjalën i pari, Beu Mjekërbardhë: “Kam dëgjuar për ju, fushën plot gjole

Për djemtë tuaj, për çeljen e një Shkolle”.**

Eh, sa shumë u fol, atë natë plot zëra U fol e prapë, nuk u thanë të tëra

Një kuvend plot jetë, me zemër, me zë Dhimbje Shqipërie pikonin në të.

E panë, e prekën, libofsharët atë natë Brazdën e Lirisë, Brazd’ e kuqe gjak

Panë te Plaku i Vlorës, Prijësin e munguar Flamurin plot dallgë, Shqipen klithmëruar.

 

Dy herë mik e thirri, vlonjatin, Libofsha Atë natë Nëntori, atë natë me shqota
I pinë dollinë, i kënduan këngë
Për nipin e Odës, kumbar kur e bënë.

Oda i dha nder, i dha shpirt prej gjoksit Dhe në sy e mbajti Atin e Kombit
Veç hallet e saja i fshehu pranë xhanit Prijësi kish mbi supe, dertet e Vatanit.

Ish’ koha të ecte, të rendte ky karvan Pavarësi në donim, në donim vatan’
Mjaft kish’ pritur shekuj, ky vend pa flamur Vend plot diell e hënë, e prapë s’kishte nur.

E përcollën Kryemikun, në ikje të natës Ç’kishin në shpirt, ia besuan fjalës
“Për atë që shkon në Vlorë, Zoti e bekoftë E gëzofshim nga mot, e përjetshme qoftë!”

Luftëtarë nga Libofsha, mbi kuaj shaluan Me karvanin, pushkë e zemër bashkuan E ashtu të lidhur, në një besë burri
S’u ndanë më kurrë, i bashkoi Flamuri.

Lumja ti Libofshë, mikut pranë iu gjende Gjithçka që bëre, askund nuk e gdhende Lumja ti që dite, të mbahesh kaq thjeshtë Moj Nënë shamikuqe, në atë fund-vjeshtë.

Është rrënuar në vite, Oda që e priti Ku Zëri i Kombit, nuk foli…buçiti Dhe pse e tillë, ka hije legjende Trokitjen në derë, ia dëgjojmë ende.