Suplementi Pena Shqiptare/ Muaji Tetor “Muaji i letersisë”

7439
Muaji Tetor është cilësuar tradicionalisht si “Muaji i letërsisë”. E themi tradicionalisht, oasi është kthyer tashmë në një muaj festiv ku lexuesit dhe shkrimtarët takohen në veprimtari të artit të fjalës, në panaire librash ku vendin e nderit e zë pa dyshim poezia. Tetori është i shtenjtë për shqiptarët sepse në muajin Tetor kanë lindur shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe si: Gjergj Fishta, Dritëro Agolli dhe Migjeni. Duke e nisur këtë trini të famshme po përmendim së pari; Gjergj Fishta, poetin, estetin, eseistin, dramaturgun dhe gjuhëtarin, françeskani që kryesoi Komisionin e Alfabetit në Kongresin e Manastirit, mori famë me “Lahutën e Malcisë”. i cilësuar si Homeri i Shqipërisë. Po në Shkodër dhe po në Tetor ka lindur edhe Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Shkrimtari që la pas një cikël poezish të frymëzuara, ku kënga, shpresa dhe revolta ngritën peshë lexuesin bashkëkohës dhe atë të çdo kohe. Ai u prezantua denjësisht me “Poemën e Mjerimit”, por po aq i skseshëm edhe në lirika të shumta si dhe skica, tregime e novela e, u shua në moshën 27-vjeçare. Në një kohë tjetër, por po aq i njohur është edhe Dritëro Agolli. I lindur në të njëjtën datë me Migjenin, shkrimtari-politikan, cilësohet si një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë moderne shqiptare. Edhe pse jetojmë në kohë moderne, libri mbetet mbi gjithçka. Muaji i letërsisë shpreh nderim për të gjithë shkrimtarët që kanë dhënë dhe japin kontribute në literaturën shqiptare. s”.Shkrimtarë të njohur kanë demonstruar risi në letërsinë shqiptare. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe po i kushtohet edhe letërsisë botërore, e cila eshte e pasur në ide, mendime dhe vlerësime
Sigal