Suplementi Pena Shqiptare/ Mitrush Kuteli: Sime shoqeje

230
Sigal

 

Kaq afër jemi, por kaqë larg

të lutem mos më prit-

Na ndajnë terre rreth e qark

Dhe yll për mua s’ndrit.

 

Përse ta lidhësh fatin tënd,

me një pafat si unë,

kur di se emri im u shëmb

me dhunë e me përdhunë?

 

Pra hidhe hapin guximtar

Ndaj jetës së gëzuar.

Dhe më harro këtu, në varr,

Të vdekur pa mbuluar.

 

Se unë pres, përças po pres

një udhë fort të gjatë

Dhe një të martë, në mëngjes,

do hidhem nëpër natë.

 

Nëpër një natë që s’ka mbarim,

po qetësi për jetë:

Pushim…harrim…pushim…pushim…

në prehjen e vërtetë.