Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Ditare…

66
Sigal

Nuk më del qielli i tërë

dhe as deti i pa anë,

as një Sahara me rërë

të shkruajë për një liman…

S’më dalin të vjeshtës gjethe,

as petalet e pranverës

veç dy buzë dridhur në ethe;

ethe pritjeje prag derës…

Se kështu janë dashuritë;

stampë e puthjes ka një emër,

shpirti është letra me shpirt

zemra pena për një zemër…

Më mjaftojnë veç dy “dritare”

ku vështroj një oqean:

Valë dhe fletë këto “ditare”

që lexohen si Kuran…

S’më mjafton e gjithë një botë;

më mjaftojnë veç sytë e tij

më mbyt veç në një pikë loti

Prushi i zjarreve ku shkrijë…