Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Botën kam mes katër sysh

Kam dy goca kam dy yje,

mrekulli të quhesh Nënë!

NOA

Mall qendisura me fije,

fije shpirti të argjendtë.

Kam dy goca kam dy hëna,

njëra Hënë quhet vërtetë,

tek i’u them ju bëftë nëna,

më ndjen Perëndia vetë.

Zoti ndjen të zemrës zë,

dashurinë pa kufizim.

Pa ato ç’jam unë!?..Asgjë.

Dy zemrat e shpirtit tim…

kam dy goca kam dy yje.

Botën kam mes katër sysh,

Pemë e jetës ka dhe nyje…

Dritë e tyre m’i ndan dysh.

Kam dy goca kam dy drita,

Kam dy diej rreze shpresë,

O Zot ditët … si i prita!?…

Sa i preka s’kisha besë.

Ua kam bërë hallalli gjirin,

frymën, gjumin, edhe lotin,

Për ato jap gjakun, syrin,

mund ta ve dhe me vetë Zotin.

Kur më shprehin dashurinë,

gëzuar çdo festë o mam!

Them kam kapur perëndinë,

kështu më duket tamam.

Kam dy goca kam dy yje

mrekulli çdo vajzë dhe Nënë!

Mall qendisurat me fije…

Fije shpirti të argjendtë.