Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Asnjëherë….

Të më harrosh, nuk mundesh kurrë,

se kurrë nuk fshihet tatuazhi!

NOA

E fshin ndoshta, koha mbi gurë,

dhe ndoshta, mbi një rërë plazhi.

Tek zemra jote asnjëherë,

se kurrë ndonjëherë, një përqafim,

nuk ta kam dhënë ashtu si erë,

por të kam puthur me tërbim.

Dhe një tërbim, është marrëzi,

ku ligjin e bëjnë, buzët, goja,

ku shpirti mbushet poezi,

dhe sytë që flasin, s’bëjnë gjoja…

Kur ti më puthje, puthje fort,

si unë s’ke puthur kurrë të tjera.

– The kam diçka, që s’të lë dot,

je lulja e parë që çel pranvera…

Të më harrosh nuk munde kurrë…

valon si uji në ibrik,

se malli është temperaturë,

veç puthja ime mund ta fik…

Të më harrosh s’do mundesh kurrë…

 

Poetët u bëjnë magji, magjive…

Shtrëngojë si guacka, kapakët e syve,

dhe heshtja më flet ,se dhimbjet m’i di ,

poetët u bëjnë magji ,magjive

dhe jo më lotin, melodi …

Më rrodhën ashtu ,si miq të pa ftuar,

kitarën e zemrës ,më lagën me vesë,

por tingulli i shpirtit, s’është varg i dështuar,

është malli jehonë, i syve të zezë…

Si pikat e shiut, më ranë mbi kitarë,

dy lotë, si dy nota, tek bëjnë melodi,

s’ja them asnjeriut, që s’shuhet ky zjarrë,

askush s’më beson, që s’pyet për shi…