Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Puthja e burrit, jetë për gruan…

662
Sigal

 

 Kur të puth një burrë për të parën herë,
ndez lulen e ndrojtur me erë vajzërie.
Ti grua pëshpërit: Puthmë edhe njëherë,
gjersa të më digjet çdo cipë virgjërie …

 

S’pyet, nëse është trill a rreze dashurie,
pse këputen frutat e trupit veshtullor,
por kur kroi i nxehtë gjarpëron nëpër ije,
befas zgjon llavën e vullkanit epshor.

 

Kur të puth një burrë, të djeg me frymë,
ulërima drithmore ngrihen nga zjarri,
por kur gjinjtë rrëzojnë dimrat me brymë,
ti grua ndizesh e digjesh porsi fije bari.

 

Se kur flaka ndizet, lë gjurmë në lëkurë,
cipën e kofshëve, djeg gonxhja me prush,
mes ekstazës thua: Ti je parajsë, o burrë!
E natyrshëm rrjedh ujëvarë nëpër gushë.

 

Marrëzisht e dehur prej eliksirit kristalor,
që pluskon mbi kreshtën prej lëkure,
thith ultratingujt e universit mashkullor,
tek penetron ëmbël, duke rrëzuar mure.

 

Kjo ndjenjë është burim, që nuk shter asnjëherë,
simfoni e mishtë, që lidh çdo burrë e grua,
shkreptimë e buzës afshore që digjet me erë,
që shkrin dy trupa, me puthjen e bekuar.