Dihet , ‘’Grimca e Zotit’’,i dha masë fizike materies ë botës,
por krijuesi,kur krijoi yjësitë,njeriun dhe gjallesat e tokës,
në mendje ka pasur imazhin hënor e paqësor të një gruaje,
tërheqjen magnetike femërore,që shpirtit i dha vuajtje.
Kur krijoi sistemin diellor,dhe nga trupi i gruas mori kongjij,
duart iu përcëlluan , kur preku të zjarrtët gjinj,
por kur pa ,se gjinjtë e gruas kishin miliarda kristale pjalmi,
krijoi “Rrugën e Qumështit”, me miliarda planetë kristali.
Kur gruaja perkulej,si lastari i pemës,gjatë eklipseve femërore,
fenomenin eklipsor,krijuesi ia dha Hënës,për eklipset hënore,
kur ndonjë yll i afrohej gruas rreshqiste planetit diellor,
ndaj këtë fenomen ia dha hënës në mbretërimin qiellor.
I dashuruar pas Venerës, e pikturoi planetin qiellor më rebel,
e bëri yllin e dashurise,kur tek gruaja hasi uragane të beftë.
E bëri gruan të zjarrmuar,qe kur tërhiqet është e rrezikshme,
noton frikshëm në pellgje helmi,por prapë mbetet e magjishme.
Teksa eksploronte hiret e gruas,e pushtoi një afsh përvëlak,
se buzëmbrëmjeve në verë,ajo zhvishej pak nga pak,
duke vezulluar universin ,kur yjet rrinin fshehur përqark saj,
ndaj yllit Venera i dha afshet erotike dhe vezullimin pa skaj.
Kur krijoi stinët,që natyra të shpërthente sythe pa druajtje,
përfytyroi sesi mund të ishin stinët e një gruaje.
si mund të ishin flladet e shpirtit ,me tingëllima misterioze
kur gjinjtë e saj trëndafilor ,të shpërthenin gonxhe .
Kur përfytyroi mitren e gruas,që do të sillte jete në Blu Planet,
krijoi mitrën qiellore,ku lindin miliarda yje gjithë jetë ,
kur zbuloi se universi i gruas të ngërthen magjishëm me mister,
kuptoi se mes gruas dhe planetëve ka një flirt në eter.