Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Ahmeti: Mama dhe bijët

19
Sigal

Gjithmonë e më rallë të shoh!
Gjithmonë e më tepër
çuditem,
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijë.
Sepse je e vogwl, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke të brishtë e të rinj.

Ti që u plake dhe qan si foshnjë
kur duhet të gëzohesh
e që pikëllimi të ndjek si urith
pikërisht kur liria hap një shteg.
Po ti je e vogël, mama, e
pafajshme…

O zot, ç’deshi një njeri si ti
në këtë botë të sprovuar…?
Ti akoma s’ke mësuar të gënjesh,
e shtrenjtë dhe duart i ke si dy
bonbone të vogla, të wmblat duar, të sheqerta
nga lotët e tu.

Mirse erdhe mama!
Ja shtëpia, filxhani i kafesë dhe mirësjellja ime
të serviret me kujdes, sofostike është, megjithatë
në modë…

Çoje kokën, përse qan?
Bijtë e t‘u janë rritur tashmë!
Bisha sfiduese, s’i ndjek dot rreziku.
Ty të duan
mishw dhimbsur, mama,
nuk të harrojnë,
më mirë vdesin.
Ke dhe ti në zemrën e tyre një dritare,
një oval gëzimi, drite e shprese,
sepse të tutë ishin naivët,
si kuaj lufte, me sytë e mëdhenj
ushqyer me ujëra kroi.

I deshe fort, mama, si dritë i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zërin që e kishe si varg rruazash mbi gur…

Dikur…e mban mënd, mama?
Në shtëpi këndoje?
Ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perëndimi vdiste i lumtur për atë lloj kënge,
dhe syri yt i lumtur për atë lloj kënge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtë,
naivët që ti i rrite me delir horizonti…

Ja ku i ke përballë, të rrahur me jetë e me sprovë,
fëlligwshtia i ka vrarë, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Janë të virgjër, mama, të përdalët e tu,
janë të virgjër,
lakuriq të pambrojtur, me gjithçka të fituar me
dhëmbë.

Mos i shaj, mama, se bën faj. Mos i truaj.
Të kanë dashur, mama, të kanë dashur.
I duaj. (Kurrë prindi nuk mund të
mbërrijë dashurinë e fëmijës.)

Kthehu, ecë në vete, mama,
mos qaj më.
Janë të fundit vjetë të tutë, në
këtë fëmijëri të dytë.
Mund të ngrohë pak dielli,
po t’i terësh sytë.
Fshiji lotët, mama, jemi dërmuar,
të buzeqeshwsh pak, kjo është bukë për ne.

O fëmija im i dëshpëruar,
mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe.