Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari dyshohet se plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Një konflikt mes dy adoleshentëve ka agravuar në përdorimin e thikës.

Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NOA

15-vjeçari është shoqëruara në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje.

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.