Suplementi Pena Shqiptare/ Mexhit Prençi: U N -I & TJETRI

459
Sigal

… seç  kishte’ në mendje askush s’e di…

                           _ dialog –

Un-i:  (i drejtohet Tjetrit)  Pse hesht kur duhet të flasësh për mua?!

TjetriI: Kam folur, nuk kam heshtur,…

Un- i: (ia pret fjalën) Ke folur jo siç duhet.

Tjetri:  Se si flas e di une, kam thenë atë që

mendoj. Ty s’të pëlqen sepse gjuha ime është kritike.. Kushedi se ç’të thotë  mendja, u bë dhe ky të më kritikojë…

Un- i: (pauzë) .Unë jam Unë….

Tjetri:  (reciton) Edhe Unë, jam Unë. …

Un- i: Ti je brenda meje….

Tjetri: (tak-fap) Edhe ti je brenda meje.

Un- i: Jam me “U” të madhe,, Ti  me “u” te vogël. Duhet të më dëgjosh. Bashkë bëhemi më të fortë, dëgjohet zëri ynë. Veçmas është zë ne shkretëtirë.

Tjetri:  Po më flet me metafora si shkrimtar….

Un- i: Kjo gjuhë  me shpoti nuk të shkon.,

Tjetri:  I shkreti ti ! Të është errësuar mendja. Fatkeqësisht ti këtë s’e di. Ta them unë me “u” të vogël.  Të ka pushtuar alibia se ti je i ditur dhe  se përfill mendimi tim kritikues,  pikërisht  se është ndryshe nga çmendon ti.

Un- i : Nuk e kuptoj gjuhën tënde…  .

Tjetri: Nuk e kupton se s’të’ lë djalli që të pëshpërit në vesh se je, më i dituri e  më i forti.

Un- i: Jam. Këtë e dinë të tërë veç teje.  Fshati që duket s’do kallauz thotë Utaku..

Tjetri:  Nuk  e thotë për ty. që   të ka zënë sëmundja e deliromanisë së marrëzisë. Është qesharake  ta konsiderosh veten Njësh.

Nje filozof gjerman duke stgmatizuar delirantin thoshte: “ Delirant, te vjen era pordhe, ti pandeh se është aromë trëndafili”

Un- i:  S’ka të bëj me mua kjo, Mos na ngatërro me filozofët… Po të jem unë ashtu, je dhe ti. Jemi pjesë e një te tëre.

Tjetri:  Shyqyr që  e pohon   këtë të vërtetë, por s’do të thotë  se  jemi njësoj. Këtë ti s’e kupton. Nuk të lë qoftëlargu me cicërimat e ëmbla si kënga e bilbilit, je me i dituri, me i mençuri, më i forti,; sikterise nga vetja Tjetrin. Ai do të  të sfidojë , do të të zërë vendin…

Un – i;  (pauzë) …

Tjetri: Mos i beso të pa besueshmes. Mos e shiko të vërtetë me syze të zeza. Ti + unë nuk bëjë 2, por 1,. Mos u çudit! Ti  je mazhorancë , unë  opozite. Unë  bëj kritikë, që ti të korrigjosh  gabimet. Hiqe maskën. Nuk jemi armiq. Mos e konsidero veten padron e mua shërbëtor.

Un- i: Nuk e kuptoj këtë.  …

Tjetri: Nuk e kupton apo s’do ta kuptosh.

Un- i: Vërtetë s’e kuptoj.

Tjetri:Tani më duket se  po fillon të arsyetosh. Me kokën tënde, ndoshta pa dashje,  i ke mbyll veshët dhe nuk po i dëgjon pëshpërimat e qoftëlargut që minutë pas minute  me zë bilbili te cicëron ne vesh se je në i dituri, më i forti, se  ke gjithnjë të drejte, se vetëm ti thua të vërtetën.

Un-i:  ! ! !…  ( Tundi kokën,  pa thënë asnjë fjalë. .. Se ç’kishte në mendje askush ‘e di…

Tjetri: ( monologon) Njeriu  brenda vetes  ka të mirën dhe të keqen, djallin dhe engjëllin enigmatiken dhe misteriozen…të  pa zbuluara… Si truri i njeriut.!