Pse pikërisht tani vendimi për Teatrin Kombëtar? Kryemadhi: Djemtë i kërkojnë Edi Ramës kaparin

258
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar por edhe situatës në vend.

Kryemadhi tha se vendimi për teatrin nuk ka lidhje me teatrin dhe se vjen në këtë kohë pasi ‘djemtë i kërkojnë kaparin Edi Ramës’.

Ajo tha se abuziviteti dhe mashtrimi i kësaj qeveria ka kaluar çdo limit.

“Denoncimi i djeshëm të firmosjes së një vendimi sikur ishte mbledhur këshilli bashkiak tregon haptas fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe këtij grupi kriminal që kanë grabitur shqiptarët jo vetëm pronat por edhe jetën.

Nuk i bëri përshtypje asnjë njeriu si u grabit firma e presidentit për një anëtar të Gjykatës së Lartë tani shihet se si grabitet ditën për diell një institucion që ka përkrahje dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Abuziviteti dhe mashtrimi i kësaj qeveria ka kaluar çdo limit. Gjatë pandemisë pamë se si qeveria mashtronte dhe gënjente dhe tallej me shqiptarët për ndihmat.

Ajo që dua të theksoj që në këto kushte të tmerrshme të varfërisë të pandemisë, kjo është një histori tjetër se kush janë grupet që vendosin shtetrrethimin e qytetarëve se kush e ka informacionin se virusi del pasdite në rrugët e Tiranës. Dëmi në ekonominë shqiptare.

Kjo qeveri paska para për të prishur Teatri Kombëtar që është një nga godinat që i ka shpëtuar tërmetit, ka para për të furnizuar fadromat me naftë por nuk ka për qytetarët. Ta ndërtojnë piramidën teatër të ri.

Ta bëjnë tek bulevardi i ri. Ai është Teatri Kombëtar.
Pafytyrësia më e madhe që mezi po pres dhe e sfidoj SPAK-un për një hetim për dosjen për shembjen e teatrit”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas saj, duan të shembin teatrin dhe më pas të ngrenë kullat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

“Nuk ka të bëjë me teatrin, është që djemtë i kërkojnë Edi Ramës kaparin. I kanë dhënë kaparin, për pastrimin e parave të drogës.

Duan ose të kthejë kaparin Rama ose të japi lejen. Prishja e Teatrit Kombëtar nuk ka lidhje me teatrin është për të ndërtuar hapësirën kullat e larta. Duan të shembin teatrin dhe më pas të ngrenë kullat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Kjo është arsyeja. A jemi ne në situatë emergjence? Në situatë emergjence nuk kemi as tendera as veprimtari politike por për të shkatërruar teatrin po.

Pse duhet të shkatërrojnë teatrin pa u shpallur leja e re, ku është projekti i ri, ku janë paratë.

Të gjithë ndërtuesit në Shqipëri në bashkinë e Tiranës duhet të paguajnë 8% dhe leja e ndërtimit shoqërohet me lejen e prishjes dhe planin e ndërtimit.

Duan të bëjnë pastrimin e parave të drogës së djemve të Edi Ramës”, tha Kryemadhi.