Suplementi Pena Shqiptare/ Merita Gruda: Bekuar qoftë ky çast qetësie!

Bekuar qoftë ky çast qetësie!
Era sjell mërmërima të largëta,
që s’dua t’i dëgjoj
pse humbur jam në ngjyra prilli.

Mbyll sytë,
flladi luan me lulet
dhe flokët e mi.
Ojnat e rrezes ndër akacie

NOA

përshpërisin fjalë dielli
dhe unë e stina, dehemi.
Nga larg,
tingulli i mprehtë i një sirene

shpon qiellin
dhe më kujton,
se filli i së bukurës
këputet shpejt.