Suplementi Pena Shqiptare/ Lutfi Ndreu-Mjeshtër i Madh: Jam aty

17
Sigal

Jam aty…

Dhe pse ika me pahir

për një jetë më të mirë,

jam aty në çdo moment

rreth me burrat në Kuvend.

 

Jam aty tek burimi,

kthehem prapë me lotë gëzimi.

Jam aty te dërrasa e djepit!

Jam aty te rrënja e plepit!

 

Kam me vete një grusht dhe’

me tregue se ku kam le.

Sa të jem gjallë e të jetoj,

me gjë në botë nuk e ndërroj.

 

Më të madhe s’ka shenjtëri

se t’mbash dheun tënd në gji.

Sa herë që të preket dheu

e merr forcën si ANTEU…..

L.Ndreu     20.07.2014

 

 

 

 

 

 

 

E dija

 

Se do  fshihej pluhuri i harresës,

se do dilte filli i kujtesës,

si rreze drite në agim,

do shfaqej imazhi im.

 

Telepatia bën mrekullinë;

bashkon zemra, lidh miqësinë…

Jo çdo ëndërr është utopi

por jep shpresë për lumturi….

 

Ja ku jemi ballpërballë.

Nuk është ëndërr, as përrallë.

Del në dritë një e vërtetë,

janë zemrat që flasin vetë.

 

Çdo gjë është e dlirë,

nuk ka si bëhet më mirë.

Rubinin e çmuar kemi n’dorë,

Mbi kokë e kemi si kurorë…..

                        L.Ndreu           dhjetor 2014