Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Kënga pa emër…

315
Sigal

E dëgjove këngën:

këngën e dashurisë

me gjak hedhur në pentagram?

E shkrojti zemra:

lotët e saj si tyl avulli

u ngjizën mbi xham…

Unë e di, moj e mira,

ti edhe xhamin

do ta bëje copë e thërrime

duke e fshirë me pëllëmbën e dorës,

për të ndjekur me sy pendese,

e zemër thyer, ikjen time…

Sa shpesh na ndodh kështu…

Sa herë përpëlitemi

në shtratin e mungesës ,

mallkojmë ngërçin

dhe ngushëllohemi varur

në lavjerësin e shpresës…

Dashurinë e ktheva në këngë

e lidha fjongo me çelësin e solit.

Pa emër e hodha mbi pentagram.

Kujdes kur ta këndosh,

në përgjigje të dashurisë:

emrin tim mund të shkruash në xham…