Atë ditë Ai po zbriste nga malet e larta dhe ujrat e kaltra. Kishte kohë që mediat dhe rrjetet sociale i bënin jehonë jetës që frekuentonte në natyrë. Disa e kishin zili për forcën dhe energjinë që tregonte në ngjitjet alpine si dhe në zhytjet në ujrat e lumenjve. Disa të tjerë pretendonin se nuk ishte në rregull, kishte ikur nga mëndja. Si ka mundësi që një udhëheqës të kthehej në një kalorës malesh ndërsa shokët dhe kolegët e tij hanin ngjala tek Gjiri i Lalsit dhe pinin vera nga më të shtrenjtat që ka tregu, dhe fluturonin me cart në lartësitë e qiejve për të bërë pushimet në plazhet më të mira të botës. Por jo vetëm kaq kishte nga ata që dëfrenin nëpër ahenge duke luajtur dhe kërcyer me femrat më të bukura, të lustrosura dhe të veshura me byrzylyk dhe florinj. Por kjo ditë, ai sapo po kthehej ishte një nga ditët më të dhimshura të jetës së tij. Zinxhirët që kishin ditë që vrigëllonin prisnin duart e tij për ti mbërthyer. Kishte kohë që flitej se do të arrestohej për korrupsion dhe pastrim parash. Atë ditë sapo u kthye nga malet, me vehte kishte marrë freskinë dhe shijen e burimeve, aromën e luleve dhe qetësinë larg politikës ato ditë që po eksploronte. Papritur teksa po hynte në hyrje të Kryqytetit ku ai ishte lindur dhe rritur një parandjenjë e hidhur po i shfaqej para syve, rrëmujë, bori makinash dhe trafik. Për një çast harroj se zgjedhësit po e prisnin për një takim që kishte lënë. Por nuk vazhdoj shumë kur një makinë me xhama të zinj i preu rrugën makinës së tij dhe e nxjerrin me forcë pa i dhënë asnjë spjegim. Rrëmbysit me kapuç pa u prezantuar dhe me një dhunë të paimagjinushme e hoqën zvarrë dhe e futën në furgon. Ky çast krijoj panik të madh te qytetarët në mes të rrugës dhe një zhgënjim të madh tek publiku. Lajmi doli furishëm në të gjitha televizionet dhe gazetat në vënd dhe ato ndërkombëtare. Arrestimi i dhunshëm, futja në paraburgim nuk tingëlloj aspak bindës për gjithë opinionin. Prekurorët dhe gjykatësit formuluan menjëherë Aktakuzën: Arrestohet për korrupsion dhe fshehje parash. Ky arrestim do të krijonte sensacion në arenën ndërkombëtare, se Shqipëria po lufton korrupsionin. Kundërshtarët po fërkonin duart se e zhdukën një njeri të rrëzikshëm, që nuk na linte rehat. Kafenetë zienin, po mirë ja bënë se shante qeverinë, shante Amerikën e të tjera komente. Të tjerët shprehnin keqardhje dhe padrejtësi sidomos për mënyrën si u arrestua në mënyre shtazarake , një drejtus i lartë i shtetit që politikën e kishte nisur që 20 vjeç. Më pas e ccuan në burgun e sigurisë së lart si njeri i rrezikshëm dhe do t’i nënështrohej një rregullore e veçantë, mundësisht më e vështira. Dhoma në paraburgim ishte e vogël, pa ajër , me shumë pak dritë dhe e papastër. I dënuari që deri dje kishte udhëhequr vëndin në shumë poste të larta, tani do t’i nënështrohej rregullave strikte si një i dënuar i rëndomtë. Përgjegjësi i turnit që ishte dhe shefi i Burgut i drejtohet: Nuk ngjan fort me një hotel me 5 yje, as me malet e larta që kundërmon era e luleve dhe manushaqeve, aq më tepër që burgjet janë për njerëz si ti të fortë dhe rrebelë. More vesh? Duhet të harrosh këto: luksin, kolltukun, shtëpinë e bukur përsa kohë do të rrish këtu. Dhoma në të cilën do të kalonte muaj ndoshta dhe vite ishte e papërshtatshme, brënda mureve të saj thërriste zëri i hakmarrjes dhe ligësisë: Aty të rrish! E megjithatë ai e pranoj, nuk e kundërshtoj. Një djalë i dënuar në dhomën pranë tij, i moshës 30 vjeç e dëgjoi bisedën e gardianit dhe ju drejtua: Në atë dhomë do shkoj unë, ndërsa zotëria të vij në dhomën time, e cila ishte dhomë më e rregullt. Ndërsa gardiani, i cili kishte marrë urdhëra nga lart po e shikonte djaloshin në mënyrë të përbinshme, plasi derën dhe iku tërë tërsëllimë. Kalonin ditë javë dhe muaj dhe burgu po bëhej i neveritshëm. Rregullorja e burgut po bëhej gjithmonë e vështirë, po paksohej ajri, banja pa drita, dhoma e papastër. Tani i dënuari nuk do të dilte në ajrim 2 orë në ditë, por vetëm 20 minuta, pigpong nuk do të luante si më parë, pasi ishte i dënuar se kishte thyer rregulloren e burgut që kishte bërë një intervistë me një gazetare, intervistë e pambaruar. I kishte të ndaluara vizitat, vetëm 1 person nga familja dhe kjo vetëm 1 herë në javë, nuk lejoheshin shokët, deputetët, dhe as gazetarët, ushqimi i vinte me përcaktim vetëm 5 kg në javë pasi nuk e pranonte ushqimin e burgut. Pra burgu ishte kthyer në një burg famëkeq. Të gjitha këto po ndikonin në shëndetin dhe psikologjinë e të dënuarit. Kur e çuan tek mjeku i burgut për një vizitë shëndetësore, mjeku në momentin e parë shtangu kur e pa të dobësuar aq shumë dhe i tha: Je shtruar ndonjëherë në çmendinë, apo në ndonjë spital tjetër? Kam qënë në malet e larta dhe në ujrat e kaltra i tha Ai. Mjeku po e shikonte me habi duke kujtuar se po tallej: lëri shakatë këtu or mik i tha . Vuan gjë nga ndonjë sëmundje të shkallës së rëndë? Në rregull, mbaruam tha mjeku. Nga ekzaminimet që të bëra del se je në gjëndje të përballosh të gjitha ndëshkimet që parashikon rregullorja, me një fjalë: prangat, zinxhirët, mbyllja në akuarum, si dhe kamzhikun! Të gjitha njëherësh duhet t’i përballoj pyeti i dënuari? Do ti provosh të gjitha në rast se vazhdon të ngresh zërin dhe të merresh me politik. Mos kërko asnjëherë të bësh intervista me gazetarë. Nga drejtësia je cilësuar njeri i rrezikshëm! Kije kujdes ti gardian! Siç e shikon i tha gardiani e ke kot të ngresh zërin, kuptove? Ja qelia jote, mbaje pastër, përndryshe të bëjmë ne ta mbash tha gardiani. E megjithatë tha me vehte i burgosuri, do mundohem të mësohem me këta njerëz, sidoqoftë janë më pak të frikshëm se ata që më hoqën zvarrë. Muaj të egër vazhdonin dhe të mohura të gjitha të drejtat, vetëm frymën kishte me vehte, atë të cilën e ka zoti. Jeta komplet në izolim, çdo gjë kishte ndryshuar, nuk kishte kollare, as kolltuk as nervozizëm në punë. gjëra që ti prishnin çastet e zgjimit njeriut të pushtetshëm, por vetëm një gjë kishte mbetur besimi tek e drejta dhe tek zoti. Ai sapo zgjohej fillonte të shkruante librin që kishte nisur, ashtu siç bëjnë të gjithë të burgosurit politik!




















