Nuk është e lehtë t’u mësosh njerëzve
si do të silleshin në jetë!
T’u mësosh se çfarë është urtësia njerëzore, ashtu siç na mëson Makiaveli:
Që të mos e shkelësh bishtin e gjarpërit,
si thotë populli,
të mos ta lëndosh sedrën e të varfërve.
Fale tjetrin për punën e dobët,
ndërsa sedra e lënduar nuk falet.
Aty është personaliteti moral i njeriut.
ÇAST
Përtej ujvarave ngrihen brinjët e kodrave,
të thepisura si shkëmbinjtë.
Nga shkrepat derdhen tek- tuk përrenjtë,
që zbardhojnë nga shkuma e bardhë.
Më tutje një kaos piktoresk,
dhe më tutje shoh lindjen e diellit,
ajrin e pastër, vesën e shndritshme të liqenit!
Mos shkelni në kallo
Mallkimi i të varfërve rritet çdo ditë,
më i madh se lisat,
askush nuk jau thotë të vërtetën,
Dhe e vërteta është:” Pres vdekjen dita ditës.”
Në qoftë se misioni juaj zbehet e fashitet!
Kur nuk je i lumtur
Ndoshta lumturia jo e plotë,
Është shkaku që i nxit njerëzit,
për punë të këqia,
Dhe poshtërsi të fshehta,
Sepse njeriu pranon më lehtë,
një mjerim pa shpresë
Se sa vdekjen çika çika.






















