Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Akrepat e mesnatës”

Gjumi heshtjes kish filluar
E trembur nga mesnata strukur
Akrepat e orës fillova me trazu
Me agimin dhomën të ndriçoja!

Teshat hedhur mbi karrigen e vjetër
Mundohem ti tërheq shkarazi u rrëzova
Këmba seç mu kap në një prej gozhdëve
Ohhh në shpirt ulëriti jehona!

NOA

Gjumi s’desh të vinte atë natë
Mankth i netëve kish vendosur të bëhej
Çupën donte ta përkedhelte si për fat
E dinte se ajo me të do të flente!

Akrepat të kurdisur agimin shpejt sollën
Çupa harroi mesnatën e errët
Gozhdën e mbërtheu thellë e goditi
Që këmbën mos ta shponte tjetër herë!

Kalo njëherë si dikur,,,

Mos harro, zemrën që ma premtove,,,,
Mes flladit flokët çmëndurohen,,,,
Malet oshëtijnë dhe mallet përvëlohen!
O jehona ime zëmërake,,,

Qiellin tim mos ma trazo,,,
Edhe furtuna nesë do sjellesh kur unë s’jam gati,,,
Fortesë kalaje unë prap do të qëndroj!
Kalo njëherë si dikur,,,