Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Dhjetor

371
Sigal

Në ditëlindjen time u vesha shik:

me rrobat më të mira që kisha në dollap.

Në shelgjishten e kujtesës këndonte një cinkë,

në xhepin e xhaketës ngrohte vezët një gatë.

Kështu atë ditë dola nga shtëpia!

Kështu atë ditë eca në trotuar!

Mbi qytet breronte shi i imtë.

Mbi Dajt binin zambakë të bardhë.

Askush s’më uronte për ditëlindjen.

(Po ku ta dinte këtë njerëzia?)

Qe dhjetor i zymtë me shi e erë,

qe dimër i zotëruar nga gria.

Kur u ktheva në shtëpinë time,

në folenë time kur u ktheva,

Cinka kishte braktisur shelgjishten,

Gata qe strukur nga era.

Në dhomën mbushur me libra.

Në tavolinën vezake në mes,

më buzëqeshnin tri buqeta me lule:

tri kartolina shkruar me kujdes.

Më uronin nipërit për ditëlindjen:

Edhe njëqind, gjysh Izeti!

Besomëni: u lartova sa Dajti!

Besomëni: u kaltërova si deti!