Suplementi Pena Shqiptare/ Irma Kurti: Kthehu tek unë!

45
Sigal

Kthehu tek unë, po s’je i lumtur,

nëse ditët i ke veshur me vetmi,

nëse katër muret e asaj shtëpie

nuk të bëjnë të lumtur kurrsesi.

 

 

Jashtë stuhitë çajnë qiellin dhe

rrufetë janë të vetmet neone që

ndriçojnë në rrugë; pikat e shiut

përplasen në çati e trokitjet në

derë imitojnë. Kthehu tek unë!

 

 

Rrëketë e shiut do t’i grumbulloj

në duar si pellgje të vegjël plot

me ujë, rrufetë do t’i shndërroj

në llamba, rrugën ta ndriçojnë

sonte kur ti të kthehesh tek unë.