Besart Xhaferri: Kuvendet e PD dhe shpellat e PS!

29
Votëbesimi i kreut të PD dhe diskutimet për aksionin opozitar do të jenë kryefjalë e Kuvendit Kombëtar të PD që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Nesër do t’a kenë fjalën demokratët, ata të bazës nga Tropoja në Sarandë dhe nga Durrësi në Dibër, pasi në forcën tonë politike vota dhe fjala e tyre kanë peshë.
Sigal

Pavarësisht gjithë vështirësive që po kalon opozita, përballë një regjimi që ka përdorur çdo armë për asgjësimin e saj, dy gjëra nuk janë zvenitur në kampin tonë politik, vota dhe fjala.

Në turet tona politike çdo qytetar ka të drejtën e fjalës dhe sygjerimeve, në takime të hapura që transmetohen në media dhe rrjete sociale, teksa si në asnjë forcë tjetër politike në Ballkan, proceset zgjedhore kanë shoqëruar çdo ndryshim në kupolën e partisë ose për zgjedhjen e kandidatëve për Kryetar Bashkie.

Kuvendet janë në themelet e trashëgimisë sonë politike, e cila është lidhur pazgjishmërisht me të shkuarën tonë, ku fatet e vendit janë vendosur në kuvende dhe jo në shpella.

Krejt e kundërta ndodh më kundërshtarët tanë politikë, mbledhjet e të cilëve janë si në shpellat e mafies dhe ku vota i ka lenë vendin emërimeve dhe merita i ka lenë vendin dëshirave të shefit.

Fatkeqësi është që këtë bunkerizim partie e kanë zhvendosur në qeveri dhe po vendosin për fatet e vendit me të njëjtën mënyrë siç vendosin për fatet e partisë së tyre.

Jo rastësisht Partia Socialiste merr çdo vit medalje ari për numrin e madh të përfaqësuese të inkriminuar si në pushtetin lokal dhe atë qendror.

Nesër do jetë një ditë e rëndësishme për PD, për demokratët, për shqiptarët dhe për të ardhmen!