“Alibeajn do e ndjekë fati i Bashës”, Berisha: Vërtet është shok me Bardhin por jo të emërohen kryetarë e nënkryetarë

178
Sigal

Ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se do të merrte pjesë në mbledhjen që do të zhvillohej nesër nga grupi parlamentar i PD, por mohoi që kjo mbledhje të ishte thirrur nga Alibeaj, duke mos e pranuar këtë të fundit as si kryetar partie dhe as si kryetar të grupit parlamentar.

Berisha tha se Alibeajn do e përndiqte i njëjti fat si ish kryedemokratin, Lulzim Basha.

Berisha: Ai është në një mision dhe do ta ndjekë fati i Bashës. Unë nuk ia uroj mirëpo harron një gjë që e vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme.

Pyetje: A do jeni në mbledhjen e grupit të nesërmen?

Berisha: Ai nuk thirri mbledhje grupi, kërkoi të hidhte në votim por nuk e votoi njeri. Në fund propozoi që të dorëzohen vendime dhe propozime. Patjetër që do jem në çdo mbledhje, po pse kujtoni ju se do votojmë vendimin e Bashës dhe të Alibeajt?

Bardhi dhe Alibeaj janë shokë por jo të emërojnë njëri-tjetrin kryetar dhe nënkryetar, nuk bëhet kjo kështu.