Betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji

466
Sigal

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, Bashkim Dedja.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.