Të dielën sfida e 172-të e kryeqytetit/ Bedri Omuri: Tirana-Partizani do flasë në fushë

40

SPECIALE SUPERIORE/ Të dielën sfida e 172-të e kryeqytetit, flet ish-protagonistët, Bedri Omuri si ish-bardheblu: “Derbi” Tirana-Partizani, kryefjalë duket historia

Sigal

Agron Kaja

Nuk besoj se ndeshjet “derbi” ndikohen nga bilanci historik. Mendoj se në ndeshje të tilla fiton fusha, ndaj edhe Tirana-Partizani do flasë në fushë.

Si i përshkruani 14 javët e luajtura në Abissnet Superiore 2023-2024?

Me sa shoh, në shumicën e ndeshjeve të gjitha klubet kanë pasur oshilacione. Në përgjithësi, ekipet lanë pikë me të dobëtat e fituan me të fortat. Ndërsa tek Tirana mund të ketë ndikuar edhe ndërrimi i trajnerit.

Kryesojnë Egnatia dhe Partizani, këtë fundvit, cilën nga këto skuadra e mendoni në kreun e renditjes?

Gjithçka do varet nga rezultati i derbit Tirana-Partizani. Nëse fiton Partizani, besoj se do jetë ai në krye në fundvit, bashkë me Egnatian. Kampionati është i gjatë, por skuadrat më shumë fokusohen të jenë në grupin e “Final 4”.

Java e 15-të, veç ndeshjeve të tjera veçohet për “derbin” Tirana-Partizani, ju e mendoni me “aromë” bardheblu?

Nuk e shoh shumë një “derbi” me aromë bardheblu. Unë do uroja ta fitojë Tirana, por duke qënë se Partizani është më mirë, në këtë sfidë ai është favorit. Por derbi është derbi dhe asnjëherë nuk parashikohet saktë.

Pse këtë “derbi” të 172-të duhet që ta fitojë Tirana?

Tirana ka ndryshime nga java në javë, dhe vrrullin nuk e ka të keq. Edhe ndryshimi i trajnerit ka bërë punën e vet, por mendoj se Tirana do të kërkojë maksimumin në këtë përballje.

Ku mendoni se Tirana duhet të përqëndrohet më shumë në këtë sfidë?

Them se Tirana mesfushën dhe sulmin i ka mirë, por në mbrojtje po pësojnë gola shumë të evitueshëm. Në mbrojtje dhe në portë duhet pasur parasysh më shumë kujdes në këtë “derbi”.

Mendoni se do të ndikojë bilanci historik që kanë Tirana e Partizani mes tyre?

Nuk besoj se ndeshjet “derbi” ndikohen nga bilanci historik. Mendoj se në ndeshje të tilla fiton fusha, ndaj edhe Tirana-Partizani do flasë në fushë.

Cilën nga këto dy skuadra e mendoni në katër vendet e para të “Final 4”, apo të dyja?

Patjetër që po. Të dyja këto skuadra do jenë në “Final 4”, dhe këtu mendoj se mund të zgjidhet gjithçka mes tyre dhe skuadrave të tjera. Ato ndeshje do të luhen në Tiranë, dhe dihet që në futboll ndodh gjithçka.

NDESHJA E PARË

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fituan 4-2, ndërsa në ndeshjen e dytë, Partizani fitoi 8-0.

Bedri Omuri ka luajtur 12 sezone si mesfushor në përbërje të Tiranës. Në të gjitha këto vite ka qënë titullar kundër Partizanit, por nuk i ka shënuar asnjë gol

BILANCI TOTAL

Ndeshje në total    171

Fitore Tirana         47

Barazime              53

Fitore Partizani     71

Golavarazhi 185:231

 

ABISSNET SUPERIORE

     NDESHJET, JAVA 14

E shtunë, 2 dhjetor 2023

Egnatia-Vllaznia             13:30

Skënderbeu-Erzeni           17:00

E dielë, 3 dhjetor 2023

Kukësi-Teuta                 13:30

Dinamo City-Laçi           16:00

Tirana-Partizani              19:00

RENDITJA 

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              14      30

2.Partizani   (-1)    13      28

3.Tirana                14      21

4.Skënderbeu        14      18

5.Vllaznia             14      17

6.Dinamo City      14      16

7.Erzeni                14      16

8.Laçi                   14      16

9.Kukësi               14      15

10.Teuta     (-1)    13      12

Tirana kampione

Skuadra e Tiranës koleksionon në historinë e saj 26 tituj kampionë. Të parin në vitin 1930, dhe të fundit në sezonin 2021-2022

Trajneri

Skuadra e Tiranës vjen në këtë “derbi” me Partizanin duke patur në bankinë Julian Ahmatajn, i cili i drejton bardheblutë që nga java e 8-të, pasi u largua Orges Shehi.