Suplementi Pena Shqiptare/  Hyskë Borobojka: Krishti u ngjall

148
Sigal

Krishti kryqëzohet të premten, varroset të shtunën dhe ngjallet të dielën . Sa mirë do të bënte biri i Perëndisë të mos ngjallej këtë vit krize, dhe të shihte sofrën time të shtruar me dy çanakë, njëri me fasule, tjetri me gjizë. Për pije, pesë gota me ujë me nga gjysmë luge sheqer, si bënin në kooperativë, kur na mungonte jo vetëm qumështi, por dhe dhalli i thartë. Do të pataksej kur të shikonte tre fëmijët e mi të verdhë si dylli i llambadarëve, që digjen përpara portretit të tij. Do të thoni pse se shtron edhe ti siç e shtron tryezën sa një lëmë pronari i asaj vilës së bukur dy katëshe atje përtej. Me mish të pjekur qengji sipas traditës, bërxolla viçi, mëlçi skare e verë të kuqe gjak lepuri, të bardhë brusko, me raki perlë e muskato ballë kazani, me të gjitha llojet e birrave, të importit e të vendit, dhe  lëngjet e frutave si t’i duash.  Nuk e di sa lekë e sa evro i ka kushtuar dita e ngjalljes. Një nga dhija [puna] dhe tri nga vija [ kovashitur] me tendera e korrupsion, “Gëzuar Pashkët “ na uroi qeveria. Dhe si në dasmë valon dollia. Zonja ministreshë shtron tryezën me gjithë të mirat. Mish qengji të pjekur. Fruta. Mollë e dardha nga Orija, portokalle nga Greqia,, hurma nga Arabia, banane nga Ekuatori, limona e mandarina nga Italia. Ashtu si e shtron tryezën edhe deputeti. Por ata, or tungjatjeta, rrogat i kanë dy meleon [të vjetra] në muaj. Sado të harxhojnë për ngjalljen e Krishtit përsëri mbeten. Po unë i gjori me një penson qesharak prej 100 mijë lekësh [ të vjetra] dhe 30 mijë nga Ministria e Financës, që e zgjidhi qesen për të përballuar krizën ? ??? Një burrë i zoti më thotë: “Kaq ke punuar. Kaq ke kontribuar…, kur u ndanë kaq të ranë. I them se kam punuar e jam ropatur 40 vjet me radhë në kooperativë. Kam mbjellë grurë e kam ngrënë misër. Kam mbjellë e kam çkulur patate, bukë e gjellë. Kam selitur perime. Kam hapur vija e kanale. Po si duket puna e djersa ime paskan shkuar për dhjamë qeni dhe qesja ime ka mbetur sa një kokër hudhër dhe pres ndonjë lëmoshë nga qeveria sa për të mbajtur frymën gjallë. Krishti si çdo vit kryqëzohet të premten, varroset të shtunnë dhe ngjallet të dielën, Krishti dhe Muhameti u ngjitën në qiell e ndenjën në të djathtë të Zotit. Tërë paudhësitë na i lanë neve mbi tokë, që te korrupsioni, droga, vrasjet, shtypjet nga makinat e çmendura e me radhë.