Suplementi Pena Shqiptare/ Hysen Tusha: Backë o lule Skraparit

46
Sigal

Backë o lule e Skraparit;

fshat i bukur rrëzë malit,

që ke patur burra trima

në luftë si vetëtima!

 

Vendi i burrave të rrallë

sot dhe kohë më parë.

Trimërinë e ke treguar

e vërtetë, por s’është shkruar.


Backallinjtë burra tabani,

veshje kombëtare mbanin

me shirita xhamadanin,

me triqe dhe mëngore

Punuar me punë dore.


Këpucët me xhufka veshur,

pushkën në krahë hedhur.

Gjerdanë me fishekë ngjeshur

jo të vrenjtur, por të qeshur.


Backa katër qind shtëpi ishte;

katër qindë pushkë kishte.

Backalliu shiste shtëpinë

për të blerë një martinë.


Në beteja që luftuan

grekët i turpëruan.

Lajmi jehoi deri në Athinë

ku një fshat e mposhti ushtrinë.