Suplementi Pena Shqiptare/ Haxhi Dikolli: Kur isha Odise

Kur isha Odise

s’mbeti ishull pa e shkelur.

NOA

Pas dhjetë vitesh, luftra e dete

lavde më thurnin në mbrëmje.

Kur gëdhihej, s’njihja veten!

Më veshën mëndafsh e ar

më pyetën, ç’ish bota tjetër?

Ç’ka mbas deteve të zinj;

nga vija unë – kish burrë tjetër?

Verë e mjaltë më ofruan,

ato të virgjërat magjistare.

M’u lutën kur më sprovuan,

bëju tek ne: – Mbret i grave

– Ja ku jam princeshë e lartë

o e shtrenjta Penelopë!

S’kam mëkate mbi lëkurë

M’i djegtë këmbët kjo tokë.

– Ajo Çirçja me sirenat,

s’të mashtroi ndonjë natë?

– Ish magji, më vrafshin zotat,

prandaj nuk e quaj mëkat!

Po pse s’vdiqe thellë në dete,

bashkë me miqtë e t’u të ndjerë?

– Do zemëroja Perënditë,

po kam dashur, herë- here.

Për pëlhurën që kam endur,

ke dëgjuar nga kalove?

M’i zinin veshët me dyllë;

O princeshë, po pse u lodhe?