Suplementi Pena Shqiptare/ Gaqo Veshi: Disa kujtime nga i madhi Dritëro dhe miku ynë Sevo Tarifa

33
Sigal

Dritëro Agolli dhe Sevo Tarifa kishin shkuar në shtëpinë e pushimit në Korçë.

Unë qëllova të shkoja me shërbim në Korçë dhe pa zënë vend në hotel…shkova tek miqtë e mi.

-Mirë bëre që erdhe ! tha Dritëroi. Nesër është e diel dhe më kanë thënë që tregëtia ka hapur një klub në rrëzë të Moravës. Shkojmë nesër që në mëngjes dhe kalojmë një paradite shumë të mirë në flladin e Moravës.

Të nesërmen ashtu bëmë. Që në mëngjes u nisëm në Moravë.

Kur arritem atje …klubi ishte mbyllur. Nuk ishte ndonjë klub kushedi çfarë, ishte një barangë.

Nga prapa doli shitësi. I tha Sevua…po pse e keni mbyllur klubin? – Po ç‘të bëj unë! -tha  shitësi s‘kam mall.

Unë zbres në Korçë…marr disa furnizime , aq sa mund të marr në kurris.. po ato mbarohen shpejt.

-Po mirë ore…I tha Sevua,- Tregtia juaj nuk ka kuaj, kafshë samari??

-Si nuk ka!…ka nja 4 a pesë në qilar.

Dritëroi m’u drejtua mua. -Hysë…të doli fejtoni ty. Kafshet e tregëtisë mërzejnë në qilar dhe, shitësi në Moravë…hamall.

Dëgjohet një zhurmë që vinte nga pylli i Moravës.

  • Po ata ç’janë ? – pyeti Sevua.
Sevo Tarifa

-Ata janë të uzinës mekanike – sqaroi shitësi. Çdo të diel ata e kalojnë këtu. Vijnë, marrin edhe guzhinjerin e turizmit me vete dhe ja shtrojnë me raki prej manafere, që nxjerr Fetiu , përgjegjësi i tyre dhe e kalojnë me këngë e me valle.

Në atë çast na afrohen dy nga  punonjësit e uzinës, Fetiu dhe një djalë më i ri.

Fetiu tha: -urdhëroni…meqë është mbyllur klubi hajdeni tek neve, e kemi për nder.

-Jo – tha Sevua…ju kini punën tuaj ..pse do t’ju trazojmë?

Ai më i riu ju drejtua Dritëroit: -More Dritëro! Po ti ke qënë i popullit…hajde ti me popullin atje!

Dritëroi qeshi dhe tha: -E mo Sevo …po ne me popullin kemi qënë dhe jemi. Hajde shkojmë. Vajtëm të tre me Fetiun dhe u bashkuam me punonjësit e tjerë të uzinës. Ata na pritën si kryemiq. Ja shtruam të gjithë bashkë. Dritëroi, si filloi të rrokulliste ca gota të mira ja mori këngës….Dritëroi nga Devolli… Ja thoshte Fetiu nga Opari ja mbante. Mrekulli shkonin.

Dritëroi tha: -Këta njerëz përpiqen ta shfrytëzojnë një ditë pushimi që kanë, një të diel të bëjnë diçka, të gëzohen.

Filloi muhabeti jo sikur të ishim takuar për herë të parë…po sikur ishim miq të vjetër. Dritëroi nganjëherë shpërthente…nga ato të Zylos…Do të ndeshemi Feti.

Fetiu:_-do të ndeshemi Dritëro në dasmë e në gosti kur të martosh djalën ti.

Ndenjëm me ata deri sa u thye dita. Dhe ne, sa herë takoheshim e kujtonim me mall atë takim me punonjësit e uzinës mekanike të Korçës.