‘E bëj për t’i patur nën kontroll’, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit që survejonte me kamera dhe mbylli në banesë nënën, gruan dhe fëmijët

24
Sigal

Të tjera detaje janë mësuar nga  ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli mbante mbyllur në banesë, nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, duke i bllokuar valët e telefonit sa herë që largohej nga banesa dhe më i survejonte me kamera.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll. Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht  bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumire që ajo i kishte dërguar  të afërmve të saj.

Policia kishte marrë informacion prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte.

Ka qenë vetë 35-vjeçari ai që i ka hapur derën policisë. Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.