Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Mjaft më!

30
Sigal

 

Mjaft më!

(Marshi i kohës)

 

Po ju themi me zë plot:

Si ju s’ka në këtë botë!

Ju na lat’ në varfëri.

Mjaft më, mjaft me babëzi!

Ngopur jemi me gënjeshtra,

s’keni gishtërinj, po kthetra.

Na kujtoni si jetimë,

po heshtja jonë ësht’ bubullimë.

Ku është ligji, barazia?

Po ku është dhe vëllazëria?

E duam Europën këtu,

dhe Amerikën gjithashtu.

Na kujtoni si gjithmonë:

emigrantë në tokën tonë.

Hip e zbrit nëpër gomone,

fëmijët tan’ s’njohin bombone.

Nga ju kemi veç zhgënjime.

Mjaft më mjaft me ca thërrime!

Fjala juaj, flakë në kashtë,

ktheni xhepat, ktheini mbrapsht!

Këtu na lini të jetojmë!

Ёshtë Atdheu! Ta gëzojmë!

Me liri, demokraci,

gjyshër, prindër dhe të rinj.