Suplementi Pena Shqiptare/ Fuat Memelli: Gota e vjetër

188
Sigal

      KËNGË MALLI PËR LUMIN E SINICËS

 

Më vjen shpesh, nëpër ëndrra

Iso e tij ninullë më ngjan

Stoli të rrallë e ka Sinica

Varur qafës si gjerdan.

 

Këtë iso kaq të bukur

S’e bën dot kompozitori

Shpirti i lumit e ka thurur

Pa një notë pentagrami.

 

Vatët e tij shushurijnë

Nëpër gurë zaje e gjethe

Disa ikin, disa vijnë

Shkojnë flenë nëpër dete.

 

 

Dhe dy urat përmbi ballë

Si kurorë ato i rinë

Kanë mall për kalimtarë

U rralluan e pak vijnë.

 

Ka përcjellë shumë breza

E të tjerë do përcjellë

Me ato valë si pulbardha

Letra malli do na sjellë.

 

Boston, 21.7.2018

GOTA E VJETËR

(Në kujtim të babait, i cili ndrroi jetë në korrik të vitit 1996.)

 

Me një gotë prej qëmoti

Buzët e thara njomi babaj

Deri sa pranë e mori Zoti

Edhe iku atje lart.

 

E ruajti nëna, si një relike

Si kujtim, nga burri i saj

Nuk të linte, që ta prekje

E kish të çmuar, si thesar.

 

Edhe nëna, me atë  piu

Kur qe nisur, për botën tjetër

Ajo u tret, por si qiriu

Mbeti vetëm, gota e vjetër.

 

Ti motër, që fort të dua

Atë gotë, kujdes ta kesh

Kujdesu ti, edhe për mua

Buzët e prindërve, aty do gjesh.

 

PERËNDIMI DHE NJË PARALELE ME JETËN

 

U përflak dhe sot perëndimi

U mblodh dielli sa një grusht

E lodhi dita  nga udhëtimi

Do vijë nesër i ndezur prush.

 

Kështu digjen dhe ditët tona

Si ky prush  perëndimi

E tillë qënka kurdisur jeta

Ta ndalim, jo, nuk mundemi.

 

Vazhdon rrugëtimin dielli dhe hëna

(Rruga e tyre, e gjatë, pa fund)

Veç perëndimi numëron ditët tona

Si era e vjeshtës, që gjethet shkund.

 

Boston, 18 gusht, 2020

 

NA PRET NJË STOL NË PARK

 

Na pret një stol në park

Na pret, si miq të vjetër

Të çlodhemi, aty pak

Tani, në moshë tjetër.

 

Sa fjalë, aty u thanë

Mbrëmjeve me hënë

Plot puthje, aty dhamë

E prapë, mbetën pa dhënë.

 

Shkoj ulem, ndonjë ditë
Nuk di, pse këmba shkon

Më ngjan, se stoli thotë:

“Të vetëm, s’të pranoj”.