Suplementi Pena Shqiptare/ Ferit Lamaj: Libër i ri nga Izet Çulli

110
Sigal


Shkrimtari Izet Çulli, i cili ju do shumë, kësaj here ka përgatitur këtë libër me gjëegjëza, i treti i këtij lloji, kryesisht për moshën tuaj. Kjo gjini letrare parapëlqehet mjaft prej fëmijëve. Janë ata që shpesh ju vënë në mendime duke jua nxitur e qartësuar sadopak gjykimin dhe veprimin, pse jo për t`ju bërë edhe më të sjellshëm, më të dëgjueshëm e më të kujdesshëm në çdo hap që do të hidhni më pas në udhët e jetës. Nxënësit për të qenë sa më të shëndetshëm nga ana fizike e mendore çdoherë të jenë pranë mësimeve, pranë librave po edhe pranë argëtimeve. Për këtë vlejnë natyrshëm edhe shëtitjet në ajër të pastër, ato në malet flladfreskët dhe afër detit valëkaltër. Libri është testuar nga një grup nxënësish në disa qytete të vendit. Lexim të këndshëm dhe përherë qofshi miq të librit, këtij kryemiku të pazëvendësueshëm të dijes së botës njerëzore. Dhe tani po ju paraqesim disa nga këto gjëegjëza:

“Sa e ëmbël, sa e dëlirë”,

tha poeti ynë Naim,

ta studiojmë me dëshirë

dhe me gojë dhe me shkrim.

                                             (Gjuha shqipe)

Malesh të thepisur

ajo e mpreh synë,

në flamur qëndisur,

është simboli ynë.

                                 (Shqiponja)

 

Në Krujë gjeni historinë

dhe takoni mrekullinë.

Në atë muze të rrallë

të pret S  ……………  i gjallë.

                               (Muzeu i Skënderbeut)

 

Kryenënë, gjithkush i thotë,

se zbardhte jetën e zezë.

Ndihu të mjerët në botë,

shenjtorja N… T…..

                          (Nënë Tereza)