Suplementi Pena Shqiptare/ Kadri Tarelli: Thinja pleqërie

372
Sigal

Nuk të mban ngrohtë, veshur qyrk i huaj.

Në bukë të botës, a ngopesh? Më thuaj!

Drithin tënd ngarko, në mulli shko e bluaj,

Mbush hambarin plot, ç’të duash gatuaj.

Më dorën e tjetrit, kurrizin tënd mos kruaj,

As gjarprin kur fle, në ferrë mos e luaj!

Më pas zë e thërret: Bobo, seç po vuaj!

Çfarë i bëjmë vetes, di kush ta shkruaj?

Vetes ia them! Si të duan të tjerët!

S’pyes për zengjinët, më shumë për të mjerët.

Kërko yllin tënd, në qiellin e errët!

Mos e lerë të ikë, ndaj nisu herët.

Përtacia, ves apo mungesë mençurie?!

Të urtët na thonë: “Jeta dhuratë perëndie,

Cilësia e saj, guxim dhe dritë diturie!”

Besova, kur koka u mbush, thinja pleqërie.

Durrës, më 27 shkurt 2019.