Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Vangjush Saro: Xixëllonja dhe rruga

Në errësirë e në zheg,

po dergjej Rruga me Barishte!

NOA

Një Xixëllonjë, keq e keq,

i vinte anës që ta ndriste.

Tha Rruga:

“Po bën çmos, e di;

por nuk e zgjidh dot hallin tim.

Me kaq pak dritë sa bën ti,

më zhyt më tepër në mjerim…”

*Nga libri “E dashur Dhelpër!” ERIK Botime, Tiranë 2020

 

HIENA

Trishtimin bie muzgu mbi savanë,

se atje tutje shpirt po jep Luani…

Dhe tufa po e qan me lot e vaje;

vrerosur dhe Hiena, këng’ e saj:

“Oiii, po pse na le, o yll, o dritë?!

Të mjerët ne, si do t’i ngrysim ditët…”

Por me të perënduar sytë ‘i madhi’,

(e dita s’ishte ngrysur)

ndërroi avazi:

“O plehrë, o katil, na nxive jetën;

pas teje veç rrëmonin ç’kishte mbetur.

Kujtoje se të donim, kjo ish lojë…”

Ç’ Hienë ‘kurajoze’! S’e mbyll gojën…

Sezoni veror/ Publicitet

(Përndryshe, një paketë me libra, ku (mbase) lexues e miq mund të përzgjedhin diçka)

-Romani “The Mission of Mr. Din”, botuar në Angli, libri me fabula “Ëhere to?”, botuar në ShBA, përmbledhjet me fabula “Dear Fox” në anglisht dhe “L’Âne et le Chevreuil” në frëngjisht, mund të porositen online në Amazon.

-Disa nga librat me fabula, novela “Djali që u bë tullumbace” (shqip/ anglisht) si dhe romani “Misioni i z. Ndrio” (botimi II) gjenden në libraritë kryesore të Tiranës dhe rretheve.

-Romanet “Kurora e Ballkanit” dhe “Misioni” (Botim I) gjithashtu mund të porositen online në Amazon.