Në një natë kur yjet nuk guxonin të lëviznin,
hëna zbriti poshtë, pranë zemrës sime,
e më pyeti:
“Si quhet ai që të bën të ndriçosh pa dritë?”
Unë s’fola.
Vetëm e mendova emrin tënd me frymë,
dhe ajo ndaloi…
u mbulua me një vel malli dhe tha:
“Tani e tutje, unë quhem si ai.”
Që atëherë,
çdo herë që hëna ngrihet mbi horizont,
ajo s’më ndriçon thjesht
më kujton ty.
Më flet me zërin tënd.
Më përkëdhel me mungesën tënde.
Dhe të gjithë e shohin si një hënë të zakonshme,
por unë e di:
është ti, dashuria ime e pavdekshme,
që ke marrë formë drite
vetëm për të më thënë se je aty.




















