Suplementi Pena Shqiptare/  Eva Gjoni: Të pikturosh me prekje!

267
Sigal

Ishte mbasdite dhe Gleni me padurim priste të nesërmen. Do ndodhte një eklips i plotë i diellit, fenomen që shfaqej  pas nëntëdhjetë e nëntë vitësh.  Ai ishte student i vitit të fundit për pikturë, mendimi për ta pikturuar eklipsin si temë diplome ekishte përpirë të gjithin.  I tha Elmës të vinte në shtëpinë e tij ta shikonin së bashku. Elma ngjit shkallet, ashtu si bënte ajo, nga dy e nga tre njëherësh, qëndron përpara derës së tij për të marrë frymë.  I bie ziles, dëgjon zërin e tij që i thotë: -Hyr Elma, dera është hapur. Ai ishte në ballkon me kavaletën dhe telajon gati.

Ajo i vajti pranë, nxori nga çanta syzet e errta që kishte marrë për të parë eklipsin, mezi i kishte gjetur të gjithë ishin dyndur për  të blerë. -Glen, gjyslyket, vëri se tani fillon. -Jo, i thotë Gleni, dua ta shikoj me sy te lirë. -Çfarë, je në vete!! Do dëmtosh shikimin. Në asnjë menyrë, i tha ajo prerazi. -Dua ta përjetoj në menyrë të drejpërdrejtë. Ai xham mbrojtes më duket sikur më shkëput lidhjen me eklipsin.  -Jo jo, çfarë vlere ka që po e shikoj  live!  -Të lutem vendosi se erdhi koha, të kam xhan, bëje për mua, kam merak, të lutem.  E puth ja vendos syzet atij, pastaj vetes.  Eklipsi filloi, dielli po humbiste ngadalë në errësiren që krijonte hëna.  Elma ishte e përqendruar, ndaj Gleni i hoqi syzet.  -Glen kam diçka për të thënë, por mbas eklipsit, diçka qëëëë do të bëjë të lumtur.  -Çfarë ma thuaj tani shpejt!  -Prit dhe pak, dhjetë minuta zgjat, i tha ajo Glenit ju krijua një njollëve e madhe si blu me konture të shëndritshme, filloi të fërkonte sytë dhe pa një dritë të fortë, pastaj nuk po shikonte asgjë.  Elma ktheu kokën nga ai  -Ja mbaroi, tani do të them, por shtangu, ai ishte shtangur me syzet mbrojtëse në duar.. -Glen çfarë ke! -Përse pa syze!  Gleni fërkonte syte, ishte në ankth. -Nuk shikoj, nuk e di, i hoqa ta shikoja pa to, por nuk di çfarë kam.  -Glen, Glen, qetësohu mbase është vetem një moment, e tërhoqi  nga dora për ta futur brënda. -Elma duhet të shkoj tek mjeku, kam frikë se do humbas shikimin, të lutem të ikim urgjent.  Okulosti ishte në moshë të  thyer, por asnjëherë në jetën e tij nuk kishte pasur një rast të tillë. U ndje shumë keq për atë që po shikonte. Për atë djalë të ri nuk gjente këshilla, nuk kishte mjekim, vetëm një rrahje supesh. -Më vjen keq!  Pasojat ishtin të pa kthyeshme, Gleni nuk mund të shikonte më, kishte dëmtuar irisin,  beben e syrit, tashmë gjendej në një retinopatis diellor, verbuar prej tij.  Ishte ne një tmerr nga i cili  ai nuk po mundej të dilte, ankth, panik, nuk donte të takonte asnjeri, as Elmën, i kishte kërkuar të ikte nga jeta e tij, nuk i duhej një i verbër si ai.

Ajo me përpjekjet e saj të vazhdueshme pa sukses, e gjendur mes një dhimbje të madhe u dorëzua mbas katër muajve,gjëndja e saj po ndryshonte, nuk donte të shtonte probleme të tjera për Glenin.  Një herë gjatë debateve që paten ai e kishte pyetur se çfarë do i thoshte atë  ditë, por ajo ju përgjigj se ishte diçka që i përkiste asaj tashmë dhe ai nuk do e merrte vesh kurrë. Në pamundësi për të qënë përsëri bashkë Elma vendosi të largohej për të jetuar sa më larg. Ajo nuk i tregoi se brenda saj po rritej qenia e tij, në kushtet qe u krijuan. Kjo gjë do e shkatërronte plotësisht atë.  Gleni e donte shumë dhe do vuante së tepërmi pamundësinë e tij për t’u kujdesur, për të jetuar bashkë, për ta pasur pranë.  Mendoi më mirë ta urrente për dorëzimin e saj, për braktisjen në dukje.  E mundonte së tepërmi mendimi kur fëmija të vinte në jetë. T’ja vendoste në krahë dhe ai mos kishte mundësi ta shikonte. Këtë gjë nuk do mundej ta mbante, shpirti i tij ishte shumë i ndjeshem, vlersonte çdo detaj jetësor. Kishte pikturuar çdo gjë që tregonte jetë, gjithçka që e bënte shpirtin e tij të fliste. Elma zhytej në ato piktura, ishin një botë ku ajo ndihej e mirëpritur dhe e pushtuar prej tij, por nuk do mundej të shikonte dhe pikturonte të bijën, krijimin  më jetësorë të tij.  Ai ishte ëndërrimtar i pa ndreqshëm, gjithmonë  i fliste asaj për atë jetë që i priste. Fliste dhe humbiste në imagjinatë duke e shijuar çdo gjë si reale.  Ishin të fejuar dhe mbas diplomimit do martoheshin. Elma e rriti e vetme vajzën e tyre, kur u largua mori  me vete dy piktura nga të tijat. Në njërën ishte ajo e veshur me një fustan rozë mëndafshi që binte butë mbi format e trupit të saj tē cilat ai i kishte pikturuar me aq ndjenjë sa ta ndillnin ndjesinë të zgjasje duart ti prekje ashtu butesisht, si i kishte prekur peneli i tij.  Ndersa piktura  tjetër një autoportret.

Gjatë viteve nuk i kishte treguar të bijës për të. E kishte quajtur një lidhje të gabuar dhe asgjë më shumë, fat i keq.  Atë ditë ishte ditëlindja e saj e 20-të,i kishte thënë që do i bënte një dhuratë nga më të veçantat që mund t’i bente ndonjëherë në jetë.  -Bija ime, këtu kam dy piktura, janë për ty, mund ti shikosh.  Eni filloi t’i hiqte paketimin, shikon pikturën e parë, befasohet sikur shikon veten. Si ka mundësi të bëhej një pikture e tillë pa praninë e saj, pa pozuar, atë veshje se kishte pasur kurrë! -Ma, çfarë është kjo -Jam unë në moshën tënde, i tha Elma. -Kaq shumë ngjajmë!  -Hap tjetrën, i tha qetësisht. Eni morri në duar portretin, ishte një djalë me sy jeshil, flokë gështenjë, të harkuara deri tek supet, me një  këmishë bojëqielli. Ishte shumë i bukur, vështrimi i tij të prekte, të lexonte dhe çuditërisht ndiheshe e tejdukshme. -Kush është, pyeti me zë të fikur?

Kishte frikë nga përgjigjja, por dhe donte të ishte ajo që shpresonte.  -Ështe babai yt.  -Përse nuk ma ke treguar më parë, kam pasur nevoje ta njihja, të dija  si ishte! -Sepse tani mendoj të tregoj për të dhe mund të shkojmē ta shikojmë. -Po përse jo më parë!  -Nuk ka dashur të më takoj dhe para një viti u mundova të lidhesha nëpërmjet motrës së tij, por nuk dëshironte të dinte asgjë për mua. Për ty nuk e di që ke ardhur në jetë.  -Hajde këtu pranë meje, dua të tregoj historinë e jetës time. Eni u ul pranë saj si një femijë që priste të ndodhte mrekullia., por dëgjoi me të pa besueshmen. Në fund Elma i tha që do shkonin në vendin ku ai jetonte, për ta parë nga larg, por jo për ta takuar. Nuk do ishte mirë për të. Kishte dëgjuar mbi një projekt të tij, pikturonte duke përdorur prekjen si perceptim, një menyrë tjetër të shikuari.  Trupi ynë nuk është i njëjtë kur e shohim dhe kur e prekim. Janë dy trupa të ndryshëm. Ne gjendemi tek të dy.   Magjia është trupi ynë i dytë, jemi ne ata që vendosim kujt duam t’ja shfaqim. Prekja i jep atij tjetër pamje. Ajo që përjeton me prekje është gjuha e trupit.  Projektin e kishte quajtur “Trupi juaj flet  kështu” dhe pati shumë sukses. Mbas saj u bë i njohur dhe kërkesat ishin të shumta, të gjithë donin të dinin më shumë për trupin e tyre, përtej asaj që pasqyra u afronte.  Kishte studion e tij. -Atje do shkojmë, mund ta shikosh, mund të shikosh dhe punët e tij .  -Unë  dua të më pikturoj, tha Eni. Dua ta kem kujtim nga im at, më takon më shumë se kushdo që  ai ka pikturuar. Elma u dritherua kur dëgjoi që ajo tha “im at”, nuk mundi ta ndalonte. Për ta takuar duhej të linte orar pasi ishte gjithmonë i zënë.  Studioja ishte pranë shtëpisë së tij, nuk i duhej shumë të ecte.  Hynë brenda.  Përpara tyre u shfaq ai, djaloshi i pikturës, tashme i thinjur, i dobësuar, me rrathë të zinjë poshtë syve.  -Përshëndetje, jam Eni, folëm bashkë në telefon.  -Përshëndetje, nuk qenkeni vetëm, kush është me ju?  -Nëna ime !  -Përshëndetje i thote duke u drejtuar nga Elma të cilës po i mbaronin fuqitë.  Një gropë brënda saj po e përpinte të gjithën, po zvogëlohej dhe i dukej sikur u tret në një pikë. -Do bëni të dyja portret!  -Jo i thotë Eni.  Elma ndërhyn -Po do bëj dhe unë.  Një dëshirë e brendshme iu zgjua dhe filloi të marrë frymë fort, nuk donte të binte aty, kishte frikë se nuk do mundej të ngrihej më. Mund të vdiste, nuk donte ti ndodhte gjë në këto momente, duhej të bëhej e fort për Enin. Ai i dëgjoj zërin dhe peneli që kishte në dorë ju drodh. -Nga jeni,ku jetoni, pyeti ngutshëm me një zë disi të tronditur.  Që ai te mos dyshonte Elma i tha që ishin me origjinë nga ky vend, por kishte lindur dhe jetonte shumë larg prej këtu. -Ky zë më kujtoj dikë shumë të veçntë për mua, kam shumë vite pa e dëgjuar. E flisni shumë mirë dialektin tonë, i tha ai.

-Po nëna ime është kujdesur për këtë dhe më pas të njëjtën gjë bëra  unë me time bijë.  -Me kë do fillojmë, tha ai për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhej.-Me mua, u ngut të fliste Elma .  Ai filloi ta preki ngadalë në pjesën e syve, në mëndje ju shfaq ajo,  Elma e tij, lëkura nuk kishte atë njomësi si e mbushur me vese. Duart përjetonin tjetër gjë, në trurin e tij shfaqeshin të tjera imazhe. Vazhdoi me fytyrën, buzët, qafën, por duart nuk po i bindeshin. U ul,kërkoj falje. -Nuk po mundem, më kujtoni dikë, nuk je ai person, por kur ju prek trupi juaj më kujtoj atë. Nuk ju bëj dot portret, nuk mundem, i tha ai -Të lutem më bëni ashtu siç ju flet fytyra ime, si ju shfaqem.

-Por do bëj atë, jo ju!  -Bëjeni unë do e pranoj edhe ashtu.. Ai filloi të pikturonte atë si e mbante mënd duke i shtuar ndryshimet që zbulonte në fytyrën e saj.  Asnjë piktor në botë, asnjë forograf nuk mund ta tregonte më mirë atë sa peneli i tij.  Ema dhe Elma u befasuan me atë që panë, asnjë sy njerëzor nuk mund ta shikonte atë më mirë sa syri i shpirtit të tij .  Ajo filloi të qaj pa zë, donte t’i hidhej në qafë, ta përqafonte fort, kishte aq shumë mall sa do vdiste në krahet e tij. I foli qetë. -Ju faleminderit keni bërë një mrekulli.  -Vërtet,foli i befasuar ai!   Po, tani bëni vajzën time.

Sa e preku Enin, i largoi duar menjëherë. Kujtimet i ishin freskuar. -Jo joo, kush jeni ju, jam në ëndërr, mos je Elma! -Je e njejta, e re dhe e vjetër, jeni të dyja njësoj me diference moshe. Çfarë po më ndodh, tani po më ikën dhe truri, mos ai po i bënte lojra të tilla! Ishte lodhur nga imazhi i saj ndër vite, nga mendimet për të dhe po hakmerej duke i dhënë  idenë se ajo ishte aty në dy kohë. Elma i vajti pranë, i preku me duar fytyrën dhe e puthi në buzë. Qëndroi ashtu mbështetur te ai dhe i tha me një zë të qetë, të ëmbël sikur i fliste një fëmije. -Jam unë dhe vajza jote.  -Mban mend që do të thoja diçka para njëzet vitesh, në atë ditë të tmerrit për ne, se kisha një lajm. -Lajmi ishte vajza jonë, nuk ta kam thënë sepse s’doja të vuaje më shumë. E bëra për ty, ndaj u largova .  Gleni kishte menduar se e braktisi. -Unë kam një vajzë, mërmeriti!!!  -O zot, unë  kam një vajzë.  Qante e qeshte njëkohësisht dhe filloi të bërtiste me sa fuqi kishte. -Unë kam një vajzë. Rrotullohej nëpër studio,përplasej nëpër orendi. -Afrohu këtu. Unë të kam parë përpara se të lindje, ti ke fytyrën e nënës tënde.O zot e di çfarë pamje ke. Kjo ishte një nga tmerret që mendoja, po të kisha fëmijë nuk do e shikoja kurrë, por unë të kam parë pa lindur. -Ti je e bukur, je një mrekulli që unë e shoh në mëndjen time. Zoti më mori sytë për  të më dhënë ty. -Të falenderoj, unë ju kam tani në sytë e mëndjes time të dyjave. Qëndroni me mua, unë mund të jem një baba i mirë. -Po-po, unë mund t’i përgjigjem detyrimeve  të mia. -Jam një burrë i mirë, kam për te dhënë dashuri pa fund. E kam patur këtu të mbyllur për njëzet vjet rrjesht dhe i gjuante me grushta kraharorit.  Bërtiste, fliste me rrëmbim, ndalonte merrte frymë pastaj fillonte përsëri sikur nuk do i mjaftonte koha, sikur do zgjohej dhe ato nuk do i kishte më aty. Eni e mpirë mes lotësh i thotë. -Po, do jemi bashkë, dua të jem me ty baba, dua ta shikoj nënën time më në fund të lumtur. Glenii u kthye nga Ema.  -Tani do bëj punën më të bukur në jetë, do të pikturojë ty, trupin tënd, çdo detaj, çdo prekje do jete e përjetesuar në telajo dhe do e titulloj:  “Dashuria ime për një grua”