”Punëtorë nga Afrika se shqiptarët janë dembelë”/Kuçi: Fyen rininë tonë, të shporrim këtë gaztor shpopullues

266
Sigal

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili sot tha se do të vijnë punëtorë nga Afrika se shqiptarët janë dembelë. Sipas saj, 400 mijë të rinj janë larguar prej papunësisë dhe keqqeverisjes. Nga ana tjetër, ajo nënvizon se më 25 prill, shqiptarët duhet të shporrim me votë këtë gaztor shpopullues.

Postimi i plotë

Ky tallës e karagjoz fyen shqiptarët me paturpësinë më të madhe. Fyen rininë tonë që nuk ka mundësi dhe punësim edhe pas studimeve universitare, e detyruar të largohet nga vendi. 400 mijë të rinj janë larguar prej papunësisë dhe keq-qeverisjes.

80% duan të largohen se nuk kanë punë. Nuk kanë shpresë. Fyen familjet e thjeshta që janë në kushte mbijetese dhe njerëzit punëtorë e të ndershëm të këtij vendi.

Më 25 prill ta shporrim këtë gaztor shpopullues, arrogant dhe pa zemër për popullin e vet. Një milionë e gjysmë shuplaka të zemërimit popullor do marrë karagjozi dhe krye-oligarku i urryer i shqiptarëve.