Unë jam një peng në vetminë e kujtesës,
mbështetur pas dashurisë në klithma e në heshtje.
Mes pyllit të dendur dhe dimrit të lagësht,
kam udhëtuar pas ëndrrave ballë çdo pengese.
Unë jam një peng në vetminë e kujtesës,
si zog pa strehë fluturoj mes qiejve.
Me sytë e verbuar dhe krahët lidhur,
kërkoj njeriun e fshehur mes engjëjve.
E KAM DITUR IKJEN TËNDE
E kam ditur ikjen tënde,
si era kur shemb një pemë në stinën e vjeshtës.
E kam ditur ikjen tënde,
kur dorën time hiqje enkas nga supet bashkë me
gjethet.
Të betohem, e ndieja ikjen tënde,
ashtu siç të ndiej sot, kur ikën e vrapon për të kapur
autobusin.
Të kam ndier: ky është i vetmi kujtim i bukur që kam
prej teje.





















