Thonë se fjala vret sa plumbi,
kur thuhet gjithmonë pa e menduar…
Mirësisë përherë i del kot mundi,
atje ku falet e pa merituar.
Thonë se dija jepet me vepra,
por peshohet gjithmonë në fjalë!
Injoranca nis përshkon kilometra,
kur pushteti mbi egoizëm merr valë…
Gjithçka që thuhet në realitet,
merr vlerë në botën ireale!
Zotësia në rradhë ende po pret,
të ardhmen tonë nën shpresë fatale.