Ka kohë që ecën me akrepa të ngrirë,
e pulson në mendje të dekompozuara…
Sekondat fshehin tingujt në më shirë,
pentagramit të shpirtit me nota të harruara…
Ka kohë që flet me fjalë pa gërma,
nën korda të shurdhëta zemra gjëmon…
Alfabeti i kalbur përtej në iluzion,
gjurmon mendimet që prehen mbi kërma…
Ka kohë që rrjedh në lumë të shteruar,
nën rrënjë të vyshkura tik-taket gjarpëruar;
Midis re gjykimesh nxin toka në bardhësi.
Me avuj minutash prej zjarrit kondesuar.
pret akujt e shpresës të mbjellin lumturi…




















