Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Shtëpia e hijeve

16
Sigal

Ne trokitēm gjatē nē derēn e saj!

S’di se ç’djall na shtyu, tē shkojmē aty.

Nē atē shtēpi, s’kish njerēz tē gjallē,

por vetēm ca hije ngjyrē gri.

S‘mund t’iu them tamam, se mē zu frika,

po ama njē makth mē kish pushtuar

nga çdo kthinē vinin psherëtima

dhe një klithmë e thekshme e trishtuar.

Ti më shkele këmbën pak nevrike

dhe me sy m‘u lute për tē shkuar.

Prania e hijeve është gjithmonë e rrezikshme,

aq më shumë në një shtëpi të harruar.

Fatkeqësisht unë s’ta dëgjova thirrjen!

(Ndonjēherē unë bëj ca gjëra kot)

Hijet që ne pamë nuk ishin hije,

por shpirti i dikujt që s’prehej dot.

Kushedi se ç’pengje do ketë pasur

dhe është kthyer këtu, qē tē vajtojë.

Vdekja i kish qetēsuar vetēm trupin,

por shpirtin s’kish mundur t’ia qetēsojē.

Ne trokitëm gjatē në atë derē

dhe ai çast pēr ne, ish i gabuar.

Tashmē jam dhe unē njē shpirt i ndjerē

qē lëviz rreth vetes i hutuar.