Suplementi Pena Shqiptare/ Fran Lleshi: Grua ke të drejtë

601
Sigal

I rrëzuam ca dekada e shtrenjta ime

Dhe ikin vitet si ujë nën urë,

Në sy të kam si e fejuara e hershme

Kur mantelin mbaje në duar .

 

Sa gëzime më fale e të fala ty

Dhe jetës së bashku tri yje i dhamë,

Ata ecin në rrugën e së vërtetës

Drejtimin e jetës, vetë, kanë marrë.

 

S`dua t`i numëroj punët tuaja

Se ndoshta së koti harroj ndonjë,

Por, ti , s`e ke zakon të ankohesh

Gjithnjë e heshtur i kryen pa zë…

 

Dita  e vaktet kanë duart tuaja

Me larje, gatim, nga mëngjesi në darkë,

Dhe mendjen te ne si do na veje puna?!

Secilin prej nesh mban në merak.

 

Ke të drejtë e dashur të thuash:

 “Kur  do i mbarosh  shkrimet ndonjëherë?!

Se unë nuk di çfarë jam kur shkruaj

Furtunë,  zjarr   apo   erë?!

 

Me personazhe , skica, e   skena

Përherë  larg edhe kur jam këtu vërtetë,

Po kurrë s`të kam hequr nga zemra

As ti dhe pse ke pasur  të drejtë.