Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Flamur”

40
Sigal

Flamur kuq e zi,

krenar valvitesh ti.

Shqiponja me dy krerë,

të pavdekshëm të bën përherë!

 

Flamur i Shqipërisë,

embleme e Pavarësisë.

Me trimëri vendin veshur,

armikun e le të ngërdheshur!

 

Flamur i kombit tonë,

veçantinë do kesh jehonë!

Ti që identitet na jep,

lakminë me gjak e tret.

 

“Rastësia”

 

E takova rastësinë në ditë me shi,

i gjithë qielli lotonte nga lart…

Papritur në ngjyra kundroi çdo pikë e tij,

gjithçka përreth u pikturua në art!

 

E takova në rrugë me kalldrëm rastësinë,

u pluhurosën lehtë këpucët e mia…

Anës papritur nisën lule të mbijnë,

aromën e tyre fillova ta ndieja…

 

E takova rastësinë në gjethet e vjeshtës,

gjithësia në ngjyrë çokollatë rrethuar…

I ëmbël ishte ajri që unë thithja,

dhe hapat kërcisnin pa vonuar…

 

Rastësinë në natë të errët takova,

por yllin polar qielli më dërgoi…

Buzëqeshje hënës i dhurova,

dhe shkëlqimi i tij lart fluturoi…

 

Rastësia thonë se është mbreti i kohës,

asnjëherë asgjë rastësisht nuk ndodh…

Do mbetet gjithmonë iluzion i sprovës,

sinkronizim ngjarjesh jetuar me hov!

 

 

 

 

“Vallëzim i dritave polare…” 

 

Dritat polare përmbi qiell vallëzojnë,

melodia e tyre me aurën bashkohen…

Grimca shumëngjyrëshe planetin pushtojnë,

molekulat e gazta me diellin takohen…

 

Të gjelbrën shfaqin në hapësirë,

nga lart bredhat viganë vishen…

Burim oksigjeni i tokës së dëlire,

me valët e ngrohta përrenjve ngjishen…

 

Të kuqen atmosferës hua i japin,

me ngjyrë zemre lyer gjithë pylli…

Të ftohtin me bardhësi shpirti kapin,

kreshtave hedhur kristale në formë ylli…

 

Spektakël të purpurt horizontit i dhurojnë,

të buzëqeshur po vijnë perëndimet…

protone azoti me dritën takojnë,

të përqafuar përjetë lenë agimet.