Suplementi Pena Shqiptare/ Dragua Shehu: Fan Noli dhe shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe

1013
Sigal

Pak njohje për Edgar Allan Poe:

Lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusttes (ShBA) dhe vdiq në moshën 40 vjeçare, në 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland.

Në Amerikë njihet si shkrimtar që themeloi letërsinë e krimit dhe të horrorit. Është një shkrimtar që njihesh në gjithë botën, sidomos me dy poemat e tij “Korbi “ dhe “Anabel Li”. Janë përkthyer me mjeshtëri nga Fan Noli.

Jetën e tij e filloi mes mjerimit dhe braktisjes prindërore, sot ai është një mit i kohës së vet. Ishte fëmija i dytë i dy aktorëve amerikan, Elisabeth Poe dhe David Poe. Babai i Edgarit e braktisi atë, pas dy vjetësh dhe nëna i vdes një vit më vonë nga tuberkulozi. Mbasi mbeti jetim, shpesh u kthye në endacak dhe në kërkim të ndonjë strehe… Pastaj, u adoptua nga një tregtar shumë i pasur Skocez, i quajtur Jon Allan. Xhaxhai i Edgarit, i lë nipit të vogël një pasuri të madhe përrallore .

Edgarit krahas talentit të madh për shkollë e letërsi, ju shfaq dhe pasioni për alkoolin dhe për bixhozin. Me paratë e trashëguara bleu dhe një vilë të bukur. Duhet theksuar se Edgar Allan Poe nuk u tregua besnik ndaj martesave që kryente. Ndërkohë po shkruante dramën e tij që e bëri të famshëm “Politian”e shumë vepra të tjera. Krahas suksesit të veprave të mëdha në letërsi vazhdoi dhe jetën e shthurur që bënte, duke e vënë pasurinë në bixhoz !

Kur Edgari ishte 26-27 vjeç, u dashurua marrëzisht me kushërirën e tij që ishte vetëm 13 vjeç, Virginia Clemm. E ëma e Virginias nuk pranoi, por e detyroi atë me forma të tjera të thoshte që vajza është 21 vjeçe. Për çudi jeta e tyre, kaloi në një lumturi të madhe si çift.

Pas 10 vjet, kur Virgjinia ishte 23 vjeç, asaj iu çfaq një sëmundje e pa shërueshme që Edgari nuk la mjek pa shkuar deri sa e zhbëri tërë pasurinë e tij vetëm për ta shëruar, por ajo nderoi jetë. Vdekja e saj mund të jetë dhe arsyeja e shkrimeve të veprave të tij, për gratë e reja dhe të bukura. Mundet dhe Poema “Korbi” të jetë kushtuar Virgjinisë! Pas kësaj Edgari kaloi momente mendore të pa zakonta sidomos natën e i vetmuar. Pas dy vitesh vdiq dhe vetë.

* * *

 

Fan Noli, në mesin e vitit 1924, përktheu poemën, “ Korbi” Kur i detyruar nga forcat e Ahmet Zogut dhe serbo –malazeze të dëbohet me dhunë, nga Qeveria Demokratike e Tiranës, Fan Noli shkoi në Durrës në pritje të vaporit për në Amerikë, u kujtua se kishte lënë në sirtarin e tij përkthimet e pa përfunduara. I thotë shoferit për t’u kthyer…!

“ K O R B I “

Një mesnatë të bezdisur,

Tek këndonja i zalisur,

Disa prralla dhe magjira’

Tek një shkencë të harruar,

Tek dremitja i kapitur,

Befas vjen një e trokitur,

Me ngadal’ e goditur,

Përmi derë t’odës sime.

“Dikush është, thashë, jashtë,

Që troket mbi derën time.”

Vetëm kjo dhe asgjë më.

 

Meqenëse ngjallen “Shënjtorët…!”, pse të mos ngjallet dhe Leonora ime (a, Virgjinia!?)

……………..

Se më kot nga librat prita,

Të më ngushëllonte drita,

Për të lumturën Leonorë,

Vajz’ e rrallë dhe rrezore,

Q’i thon’ “ Engjëjt Lenorë “

Era frynte që përjashta,

Rrihte perdet e mëndafshta,

………………..

“Dikush do të hyjë brenda;

Ndonjë vizitor i vonët,

Që kërkon të hyjë brenda.

Kjo do jet’ e asgjë më”

………….

“Zot i them, a zonjë fatin,

Ndjemani, ju lutem shumë,

Se për Zotin po dremitnja,

Aq’ e hollë ishte trokitja.

………….

Errësir’ e azgjë më.

……………

Pershpëritur si “Lenorë”,

Këtë un’ e pëshpërita,

Dikush m’u pergjeq: “Lenorë”

Vetëm kjo dhe asgjë më.

 

Përsëri vjen një trokitje,

Pak m’e fortë se më parë.

“Pa dyshim, pa fjalë, thashë,

Dikush është aty jashtë.

Duhet vrejtur, duhet parë,

Që të zgjidhet ky myster.

Hesht, moj zemër e zhuritur!

Era ësht’ e asgjë më “

Hap ahere xhamën time,

Kur më shumë fërfëllime,

Brenda hynë një korb i mvrejtur,

Madhështor i kohës vjetër.

As u fal as përshëndoshi,

As bën tjetër punëboshi,

Po si Zot më shkon trimoshi,

Dhe qëndron mbi derën time,

Ngjitet mi një bust pallade,

Ngjitet rri dhe s’bën gjë më.

 

Më zu gazi më shkoi tmeri,

M’at Korb të zi si Ferri.

 

Thotë Korbi: “Kurrë më”

 

Thotë Korbi: “Kurrë më” ,

I habitur nga përgjigja,

Që më tha kur nuk e prisnja,

“Pa dyshim kjo fjalë thashë,

Ësht’ e vetmja që di,

Q’e mësoi nga i zoti i mjerë,

Derëmbyllur, derë sterrë.

…………..

Korb’i mvrejtur i vrerosur,

Arratisur zall më zall,

Me dy fjalët “kurrë më “.

 

Thotë Korbi: “Kurrë më “

 

Të harrosh Lenorën lart,

Pi gëlltit këtë helm,

Dhe harro Lenorën prap!

 

“Mbylle gojën, dreq a shpend!”

Ngrihem dhe thërres më këmbë,

“Çporru prapë mu në djall,

 

Thyej qafën jashtë derës!

Thotë Korbi : “Kurrë më”.

 

Edhe Korb’ i Zi i humbur,

Qëndron edhe i patundur,

Mbi të zbetin bust Pallade,

Mun mbi derë t’odës sime.

Edhe sytë i shkëndritin,

Si prej djajsh që ëndërritin,

Edhe llamba që ndrit sipër,

Ja heth hijen përmbi dhe;

Shpirti im nga ajo hije,

Që valon atje mbi dhe,

Do mos ngrihet kurrë më.

 

“Mbaruan iluzionet, Lenora s’ngrihet kurrë më…!”

Tiranë, gusht 2019