Suplementi Pena Shqiptare/ Dragua Shehu: Dy vjet pa Dritëronë

376
Sigal

Dy vjet më parë si tani,

Ra një “Tërmet” më dha stres.

Shoku i Tij, Niko Ligori,

Më tha vdiq, Ai që s’vdes!..

 

Nata vinte porsi nata,

Lajmi beftë “fluturoi “,

Fjalën vdekje “s’e kuptoja”,

Se ishte vetë: Dritëroi!

 

Dritëro! Ti kurrë s’përtoje,

Ashtu si s’përton dhe Hëna.

Po Ti Hënës ia kaloje!

Shumë herë atë e zë mjegulla!…

 

Kombi ynë Ty në çdo kohë,

Të uronte qindra vjet,

Si s’e plotësove urimin…?

Do e përmbushje një vullnet.

 

Dy vjet ka që s’të shikojmë,

O i madhi burrë i shekullit.

Dritëro Ty do të gjejmë!

Nëpër bronz, statujë dishepull.

 

 

2

 

Sadije, Ti e ke pranë,

Atë Burrë në piedestal.

Dhe po s’e ke për ta parë,

Në mijëra libra është gjallë!..

 

Dritëro të lutem “çohu!”

Ç’bukuri kish Shqipëria.

Dhe, në qoftë se “nuk vjen dot!”

Në zëmër të ka njerëzia…

 

Ishe Himn dhe Flamur bashkë,

U ktheve në Monument.

E mendoni, o shqiptarë,

Që të vdes një Promete?!

Kush jam unë që shkruaj për Ty?

Unë jam “radhë, Ti Perëndi,

Unë jam “popull” Ti “Magji”

Unë jam Dragua, Ti je Ti…

 

Ç’do lule Atje të çosh,

Qetësia do mbretërojë.

Ai kujtohet aq shumë,

Prandaj ndarje s’do të ndodhë ..!

 

 

3

Dritëro! Ti po jep “Dritë”,

Dhe atje! Në PANTEON…

Je simbol që i ngjan Diellit,

Që shkëlqimi s’i mbaron !…

……………

 

 

Tiranë, shkurt 2019     Dragua Shehu