Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Treguam veten!

Dëshirën tënde mund ta gënjesh
Hapat drejt meje ti mund t’i ndalësh
Të është më e lehtë të më urresh
…, se të më falësh!

Të është e lehtë t’më rrish larguar
Dhe të dëfresh në shumë mënyra.
Kur fsheh një shpirt të dashuruar
Të tradhëton gjithmonë fytyra!

NOA

Por ti ke zemrën të fortë si hekur
Dhe egoizmin në “Everest “.
Ti mund të ndjehesh netëve e vdekur
E prap se prap s’e bën një gjest!

Shpirtërat tanë i tregon koha
Na i varë portret në mur …
Unë të dua siç të njoha
Kurse ti s’më njohe kurrë!

Nuk më vjen keq për çfarë të shkruaj
Që të kujtoj nuk më vjen keq …
Nuk të shoh dot si një të huaj
E as nga zemra s’mund të heq!

Ndryshe nga ti, unë mund të vuaj
Këtë lloj zemre kam ( për dreq )!